Kur lujshim “teze”

Shkruan, Zejni BILALLI

Kur lujshim teze.StrugaLajmStrugaLajm

N’vaktin tonë nuk kishim kukulla. Fëmijërinë e kalonim duke shpresuar se një ditë do të rritemi dhe do bëheshin burra e gra. Si fëmijë donim t’a përshpejtonim rritën tonë. Sa më parë të burrëroheshim, po ja halli që nuk u rritëm kurrë.StrugaLajm

Kur filluam të shkojmë në shkollë, nuk na pyetshin: se çka mësonim në shkollë, por a kemi gjetur ndonjë dashnore. E, ne si fëmijë të ” zënë ngushtë”, para kësajë pyetje u përgjigjeshim ” e kamë gjetë një( ishte turp të mos kishr gjetur dashnore),por nuk e tregojë se ashtu ja kamë ” dhënë besën”, në fakt ne rrejshim, se ne nuk e kishim guximin as t’u themi një fjalë shoqeve të klasës, se t’a çanin kokën me nalle. Sa të serta ishin, veç unë e dijë!
Kështu u rritëm ne. Mos t’ju shitemi “donzhuana”, ne që puthjen e parë, e kemi bërë natën që jemi martuar.
Prandaj, na e bëni hallall! Ne nuk u rritëm kurrë, ne akoma sillemi me jetën si dikur kur ” luanim teze”. Ne me një kiamet vite mbi supe, të thinjur nga mosha, si delet e axhës Vehap, vazhdojmë të sillemi, si dikur kur “luanim teze”.
Ne që sot, ju shitemi për “babë” dhe “nënë”, nuk dijtëm të puthemi kurrë….hajt, ju lutem mos më shtyni ma thellë, se më vjenë të ulërijë?
Këta muhabete e “nënës madhe” dhe “babës”, mos ua merrni për të madhe!!! Më besoni se nuk e dijnë ç’thonë? Ata kurrë nuk u rritën. Ata akoma vazhdojnë “luajnë teze” … ata që dashuri të parë patën lopën, mëshqerën, pelën apo magaricën.
Unë veç një gjë çuditem: juve ( e kamë fjalën për gjeneratën e re) u pëlqejnë kur na shihni se si pleqtë “luajmë teze”, apo tallni bythën me ne!?
Nuk dua t’a besojë se edhe ju, si ne akoma pjesët e trupit të një femre apo mashkulli i krahasoni me” bythët e Kalit të Shemës”, apo me vithet e pelës së Xhixhës Saqipicë- ashtu si ne!?

In : Aktuale

Loading...
loading...