Aktuale

KUR POLITIKANËT MBIJETOJNË MBI PROBLEMET DHE JO MBI PUNËN ME REZULTATE…?!

Në një shoqëri normale, politika dhe politikanët mbijetojnë politikisht mbi punën me rezultate, mbi përgjegjësinë dhe mbi llogaridhënien. Kurse te ne është bërë normë një veprim politik, në të cilin disa politikanë mbijetojnë politikisht mbi problemet që nuk i zgjidhin kurrë.

Sa më shumë probleme, aq më shumë justifikime dhe fjalime.
Sa më shumë kriza, aq më shumë skena dhe premtime.
Dhe ndërkohë, qytetari vazhdon të presë, edhe pse problemet vetëm sa thellohen.

Fenomenet e tilla, në vazhdimësi, kanë krijuar dhe vazhdojnë të krijojnë probleme serioze në kurriz të dinjitetit të shqiptarëve, sikurse është edhe rasti i fundit në Gjykatën Kushtetuese të RMV-së, me kryetarin e saj, Darko Kostadinovski, dhe sjelljen e tij të njëanshme, tendencioze dhe kundër gjuhës shqipe.

Ka ardhur koha që kontradiktat shterpe mes politikanëve shqiptarë të pozitës dhe opozitës, si thellues të krizave për shkak të paaftësisë së tyre, të maten me veprimet hipokrite që bëjnë dhe me rezultatet që prodhojnë, e jo me atë çfarë thonë përmes fjalëve të mëdha “patriotike”, boshe dhe pa asnjë përmbajtje.

Populli shqiptar në RMV nuk ka më nevojë për politikanë që mbijetojnë mbi problemet e tij, por për liderë që i zgjidhin ato. Sepse kur problemi zgjidhet, mbrohet dinjiteti dhe marrin fund justifikimet e mërzitshme.

Lulzim Nasufi.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button