Kush do t’a merr kryeministrin, a mund të lëshojë pe VMRO ndaj BDI-së?

FATOS RUSHITI/ INA

Ditëve të fundit partitë politike parlamentare sidomos ato në kampin politik maqedonas, LSDM dhe VMRO po tentojnë të bindin partitë politike shqiptare t’i marrin në Qeverinë e re. INA merr vesh se negociata konkrete nuk ka por ka bisedime mes individëve të caktuar me lejen liderëve partiak.

Nga BDI kanë zbutur tonet për kryministrin shqiptar, as lideri e as eksponentë të saj ditëve të fundit nuk e zënë në gojë. Kjo si duket si rezultat i qëndrimeve të forta të liderit të LSDMë-së se nuk do të lëshojë për asnjë çmim postin e kryeministrit.

Vetë kandidati për Kryeminstër Naser Ziberi e ka përsëritur qëndrimin se lideri i BDI-së nuk i ka mbyllur dyert për opsionet tjera.

“Ahmeti nuk i ka mbyllur të gjitha dyert, por mbetet i angazhuar që unë të jem mandatar. Kuptohet nuk janë mbyllur të gjitha opsionet, në fakt, produkti i krijimit të një shumice parlamentare është rezultat i negociatave, por argumentet e tij shkojnë në drejtimin që unë të jem kryeministër, nga shkaku se kryetari i shtetit është maqedonas, kryetari i Kuvendit do të ishte maqedonas”, ka thënë Ziberi për një gazetë të përditshme maqedonase.

Por në opinion ka zëra që VMRO mund të sakrifikojë postin e kryeministrit për dy vite me BDI-në dhe të merr më shume ministri, pra që e vetme t’a diktojë punën e Qeverisë por duke qenë shumë më dorë lirë për shqiptarët se sa ishte lideri paraprak Nikolla Gruevski. Pas dy viteve kryeministër sipas këtij varianti do të bëhet Hiristijan Mickosvki. Ky i fundit gjatë fushatës premtoi që do të heqin shprehjen 25 përqind në kushtetutë dhe t’a zëvendësojnë atë me “popullin shqiptar’. Një premtim ky që për BDI-në do të thotë shumë si parti që kauzen kryesore e ka implemntimin e Marrëveshjes së Ohrit. VMRO edhe publikisht thotë se po negocion me partitë parlamentare shqiptare për të siguruar shumicën. Lideri i tyre Hristijan Mickoskit, gjatë takimit me ambasadoren gjermane në Shkup, Anke Hollshtajn i ka bërë me dije se është duke zhvilluar negociata për sigurimin e 61 votave në Kuvend. Partia e Mickoskit nuk dha më shumë detaje mbi negociatat.

LSDM nga ana tjetër duke e nuhatur këtë dhe duke mos i zënë besë BDI-së e cila ishte dhjetë vite në Qeveri me VMRO, sipas disa informatave që po qarkullojnë këto ditë në koluaret politike po tenton me çdo kusht t’i bind disa deputet nga grupi parlamentar i VMRO-se të kalojnë në VMRO – Popullore të cilën me një deputet e ka në Koalicion veç më. Në këtë mes LSDM-së i vyen me patjetër 12 deputetët e koalicionit ASH -AA dhe një deputet i PDSH-së.StrugaLajm

Nga Aleanca për shqiptarët thonë se negociata konkrete nuk ka me asnjërën parti politike maqedonase. Por burimeve të INA të afërta më këtë parti, nuk e përjashtojnë mundësinë qe në kuader të raporteve të mira me deputet të vjetër të rinj nga partitë maqedonase mund të ketë folur dikush nga partia. Por kjo shtojnë kto burime bëhen për të parë palën maqedonase si e shohin qeverinë e re në kuadër të procesit euro integrues.
“Me BDI shanset janë zero të bisedojmë shkaku se kjo është kreatorja e vjedhjes së votave shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Për atë dhe kemi protestuar. Gjithcka mund të themi po BDI pa kredibilitete politik në pushtet ko nuk mund të ndodh, edhe po të ndodh, mandati i Qeverisle së do të jetë nën gjysmen e katër viteve”, flasin burimet anonim nga Aleanca për Shqiptarët. Mirëpo lideri Ziadin Sela nga ana tjetër nuk e ka përjashtuar një koalicion me VMRO-në gjatë fushatës parazgjedhore.

Nga Lëvizja BESA nuk e kanë problem me LSDM-në të jenë pjesë e rendlsishme e Qeverise, duke synuar postin e yëvendëskryeminstrit, atë të kulturëes apo të ekonomiseë dhe postin pa resor për invetsime kapitale, kjo sipas burimeve të INA, të afërta me partinë e Kasamit.

Ndryshe një variant tjetër që qarkullon në opinion është se ndërkombëtarët insistojn qe cilado parti maqedonase te formojë Qeverinë, por që pjesel e saj të jenë BDI dhe koalicioni ASH-AA. tashm;e nga vendet kryesore të BE-së sdimoa ato Qeverisne nga partitë e djathta si ë Gjermani, nuk kanë më prefernca si në 2016-ën që vetëm Nikolla Guevski te hiqet dhe tl vjen LSDM. Pas ndryshimt të emrit dhe hyrjes në NATO, të dyja partitë do ta ndjekin kurisn euro atlantik dhe nuk ka asnjë gjasë që të devijohet Marrëveshja e Prespës.

VMRO edhe publikisht thotë se po negocion me partitë parlamentare shqiptare për të siguruar shumicën. Lideri i tyre Hristijan Mickoskit, gjatë takimit me ambasadoren gjermane në Shkup, Anke Hollshtajn i ka bërë me dije se është duke zhvilluar negociata për sigurimin e 61 votave në Kuvend. Partia e Mickoskit nuk dha më shumë detaje mbi negociatat.

In : Aktuale

Loading...
loading...