Kush e kreu vrasjen e trefishtë në Dibër?

Dibra është mbërthyer nga heshtja lidhur me vrasjen e trefishtë në familjen Pocesta, e cila kishte ardhur nga Italia për pushime në vendlindje.

Natën e 26 gushtit u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre të re bashkëshortët Amiti 54, Nazmija 53 vjeçe si dhe si dhe e bija e tyre e mitur, Anila 14 vjeçe. Kjo ngjarje ishte tronditje e madhe për dibranët, por më së shumti për dy fëmijët e tjerë më të rritur të kësaj familje që ndodheshin në Itali dhe nuk kishin ardhur për pushime.

Janë shumë spekulime dhe pista të dyshimta se kush ka mundur të kryejë vrasjen.

Burime pranë organeve të rendit thonë për INA se vrasësi i trefishtë është ende i panjohur dhe se nuk ka aspak lidhje me atë që u përfol në këtë qytezë apo edhe në media.

Organet hetimore të dyshuarin e parë siç u përfol në media, dhëndërri i kësaj familje është lënë i lirë dhe se ska asnjë element fajësie. Kontesti midis tyre siç thonë fqinjët për INA ishte zgjedhur para disa viteve, edhe ate duke e tejkaluar si problem edhe në rrugë gjyqësore.StrugaLajmStrugaLajm

Nga policia nuk konfirmojnë se kush e ka kryer vrasjen por thonë se i dyshuari është në arrati dhe po e kërkojnë atë.

“Tani për tani, një autor i panjohur ka shtënë në drejtim të çiftit dhe vajzës së tyre 14-vjeçare. Vrasja është kryer me armë zjarri pistoletë nga autori deri më tani i panjohur. Po ndërmerren masa të gjera për të gjetur kryerësin, gjegjësisht zbardhjen e plotë të rastit. Besoj se së shpejti do të gjendet autori i vrasjes dhe do të dalë para drejtësisë “, thekson zëdhënës i MPB-së Ohër, Stefan Dimovski.StrugaLajm

Dyshimet janë për vrasje me pagesë, vrasje profesionale ku të tre viktimat janë qëlluar me nga një plumb në kokë gjatë kohës së gjumit.

Në fillim është vrarë burri nga afër, pastaj bashkeshortja, dhe më pas vajza 14 vjeçe e cila ka qenë në një dhomë tjetër dhe gjithashtu është goditur me një plumb në kokë.

Por, kjo vrasje për çudi është kryer pa silenciator, ngase disa fqinjë siç mëson INA kanë dëgjuar të shtëna. Ata shpjegojnë se i kanë dëgjuar të shtënat, por kanë menduar se janë të shtëna nga ndonjë dasmë.

Ajo që përflitet në mënyrë rrënqethëse është se vajza 14 vjeçe ka dëgjuar krismat, pasi ajo është vrarë në formë strukje, duke i nxjer duart para fytyrës.

Dibranët thonë se kjo familje ishte e qetë dhe kishte një gjendje nën mesataren ekonomike emigrantësh. Ata apelojnë që organet e rendit sa më shpejt duhet të zbulojnë dhe të kapin autorët e vërtetë të vrasjes. Sipas tyre, në Dibër së fundi po ndodhin edhe grabitje të rënda, dhe se organet përgjegjëse nuk po arrijnë të zbardhin këto raste. (Mentor Mellova/INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...