Kush është Avdullah Hoti – Kryeministri i ri i Kosovës?

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, me ç’rast ka votuar për formimin e Qeverisë së re.

Kjo seancë u zhvillua pas vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese më (01 qershor, 2020), me të cilin iu dha e drejta Presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër të Kosovës.

Në seancën e mbajtur sot kanë votuar gjithsej 86 deputetë me 61 vota që ishin për Qeverinë Hoti, 24 kundër dhe 1 abstenim njofton Klan Kosova.

Por kush është Avdullah Hoti për të cilin po thuhet se ia zuri vendin Albin Kurtit?

I lindur më 4 shkurt 1976, në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit, Hoti studimet universitare Bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, për të vazhduar më tej me studimet e Magjistraturës dhe të Doktoraturës në Staffordshire University, në Britani të Madhe. Ai wshtë mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës.

Në të kaluarën ka punuar si hulumtues me kohë të pjesshme në Institutin Riinvest, në Prishtinë. Ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe anëtar i disa këshilleve profesionale dhe akademike në vend dhe jashtë vendit.StrugaLajmStrugaLajm

Ka botuar gjashtë libra në gjuhën angleze dhe gjashtëmbëdhjetë artikuj shkencor në revista ndërkombëtare lidhur me tregun e punës, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin, arsimin, migrimin dhe remitancat etj.

Karriera politike:

Zëvendëskryeministër i Parë i Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së në koalicionin LDK-VV(2020).StrugaLajm

Kryetar i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Legjislaturën e VI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë periudhës 2017-2019.

Në vitet 2014-2017, ka shërbyer si Ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës. Në vitin 2014 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Që nga viti 2011 ka kryesuar Këshillin e Ekspertëve të LDK-së.

Për një mandat, 2010-2013, ka qenë Nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Ndërsa në vitet 2008-2009 ka qenë këshilltar për Ekonomi i Kryetarit të komunës së Prishtinës.

Pasuria:

Avdullah Hoti në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar në pronësi edhe tri banesa të vogla. Njëra me 67 metra katrorë e blerë më 2010, tjetra vetëm 57 metra e blerë më 2015 dhe e fundit 69 metra e blerë më 2018.

Avdullah Hoti është i martuar dhe ka dy djem, Ledionin dhe Antianin.Artikulli i meparshem

In : Aktuale

Loading...
loading...