Kush është deputeti grekë që kërcënon Shqipërinë

Nga, Arben LLALLA

Deputeti i partisë greke Demokracia e Re Stefano Gjika që kërcënojnë Shqipërinë për Veto në anëtarësim në BE pasi u prishën disa ndërtime pa leje në Dhërmi nuk është një figurë e panjohur për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ai disa që nga viti 2009 ka kërkuar veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa e shpallur Autonominë e Veriut të Epirit( aneksim të jugut të Shqipërisë).

Stefanos Gjika ka qenë një nga gjeneralët e lartë të flotës detare të ushtrisë së Greqisë. Ai në vitin 1991 ishte drejtues i Fregatës “LIMNOS”, F-451. Nga viti 2000-2003, përfaqësues diplomatik i Greqisë në selinë e NATO-s në Bruksel. Gjatë kësaj periudhe ishte përpilues i bashkëveprimeve të NATO-s me Bashkimin Evropian. Në vitin 2003-2004, komandant i Fregatës “SALAMIS”, F-455.

Pasi erdhi më 2004, në pushtet Demokracia e Re e udhëhequr nga Kosta Karamalis, Stefanos Gjika nga viti 2004-2007, ishte drejtori i shtypit dhe zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë. Stefanos Gjika ka qenë edhe njëri nga përpiluesit e marrëveshjes të kufirit detar të Greqisë me Shqipërinë e cila u nënshkrua nga dy qeveritë në 27 Prill 2009.StrugaLajm

Kur u nënshkrua kjo marrëveshje në Tiranë, Prill 2009, gjenerali i flotës greke Stefano Gjika bashkë me oficerin e lartë të aviacionit grek, Spilio Spilotopulo bënë një takim me kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastasin. Se çfarë lidhje ka patur kryepeshkopi i Shqipërisë atë periudhë me këta dy ushtarakë të lartë grek, kjo mbetet tani për tani enigmë.

Më 22 Maj, deputeti Stefanos Gjika iu drejtua me pyetje ministrit të jashtëm grek Nikos Koxhas: A do të kushtëzohet pranimi i Shqipërisë në BE me kushtin e riaktivizimit të marrëveshjes së kufirit detar të nënshkruar më 27 Prill 2009 nga qeveria e shkuar?StrugaLajm

Fill pas kësaj pyetje që ish-gjenerali, sot deputet, Stefanos Gjika i bëri ministrit të jashtëm për veto ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE nëse nuk riaktivizohet marrëveshja e kufirit detar midis dy vendeve e vitit 2009, gazetat u mbushën me shkrime se Greqia do bllokojë Shqipërinë të anëtarësohet në BE ashtu siç ka bllokuar deri tani anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Më tej, kjo çështje u diskutua edhe në Kuvendin Evropian, ku eurodeputetja Theoharus ngriti të njëjtën çështje duke deklaruar hapët se Greqia do e bllokojë Shqipërinë e padëgjueshme.

Deputeti në fjalë Gjika disa herë ka qenë aktivë në zgjedhjet Vendore dhe për deputetë në Shqipëri. Ai ka shoqëruar disa ditë kandidatin e PBDNJ për kryetar të bashkisë së Konispolit Anastas Gudën, më 2015, si dhe kandidatin për kryetar për bashkinë e Himarës, Fredi Dionis Belerin. Në zgjedhjet e qershorit 2017, Stefan Gjika u pa disa herë në jugun e Shqipërisë i shoqëruar nga Vangjel Dule.

In : Aktuale

Loading...
loading...