Kush janë pronarët më të pasur që zotërojnë klube të futbollit?

Sipas “Bloomberg Billionair Index”, pronari më i pasur në mesin e pronarëve të klubeve në Seria A, është Roko Komiso, presidenti italo-amerikan i Fiorentinës i cili është vlerësuar në 9 miliardë dollarësh, falë kompanisë së telekomunikacionit “Mediacom”, e cila reklamohet në fanellat e klubit vjollcë.

Pas tij vjen familja “Zhang”, e cila kontrollon Interin; ndërsa i treti është Silvio Berlusconi, pronar i Monzës në Serie B. Ndryshe Komiso, sipërmarrësi i lindur në Kalabri, është njeriu i 205-të më i pasur në botë.Reklame

Në mesin e 500 të parëve, si presidenti më i pasur, pozicionohet edhe biznesmeni Dan Friedkin, i cili kohët e fundit bleu AS Roma. Pas tij vjen familja “Elkann/Agnelli”, e cila kontrollon Juventusin.StrugaLajmStrugaLajm

Renditja e “Bloomberg” gjithashtu përmban emrat e pronarëve më të pasur të klubeve të futbollit ndonjëherë.StrugaLajm

Pas meksikanit Slim që është pronar i Oviedos, me pasuri prej mbi 45 miliardë dollarë, është francezi Pino, i cili kryeson një grup që kontrollon skuadrën e Ren-it me 38.1 miliardë dollarë.

Në podium, gjithashtu shihet presidenti i Çellsit, Roman Abramovich (15.9), i cili është rreth 1 miliard dollarë përpara Dietrih Mateshitz, njeriu që shpiku “Red Bull” dhe zotëron një numër skuadrash futbolli në të gjithë botën.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...