Kushëriri kundër kushëririt, Gruevski vs Mijallov (FOTO) 

 

Kushëriri kundër kushëririt është titulli i temës kryesore në javoren “Fokus” në Shkup. Në këtë shkrim përshkruhet beteja dhe qëndrimet kontradiktore midis dy kusherinjëve, ish-kryeministrit dhe ish-liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski përballë ish-shefit të shërbimit sekret Sasho Mijallkov.
“Vëllai i vogël – Gruevski ka vendosur që të disciplinojë kusheririn e madh – Mijallkov, pasi që pas gjithë së kaluarës kriminale dhe autoritale, Sasho Mijallkov vendosi që i vetëm të kërcejë nga anija antiperëndimore e DPMNE, që u përplasë në një shkëmb rus…”, ka shkruar ndër të tjera javorja “Fokus” në numrin e saj të ri ku përshkruhen raportet midis dy të fortëve të dikurshëm të VMRO-DPMNE që kontrollonin gjithçka në Maqedoni përmes rrjetit të tyre të instaluar të pushtetit. (INA)

Shkrime të ngjajshme me këtë temë

Kush është Nikolla Gruevski?

Nga Tim Judah, The Economist , botuar 2011

Maqedonasit e duan ose e urrejnë atë. Për kundërshtarët e tij, Nikolla Gruevski, i konfirmuar për një mandat të tretë më 28 korrik, është i korruptuar, populist, një makiavelian i pashpirt dhe armik i medias së lirë. “Jo, jo, jo”, thonë mbështetësit e tij. Ai është i pastër si një bilbil, modest, tmerri i milionerëve që shmangin taksat dhe një njeri me vlera familjare.

Përçarja në lidhje me figurën dominonte në politikën maqedonase nuk është thjesht çështje e shqetësimit të brendshëm. Maqedonia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian që nga viti 2005, ishte pranë luftës civile një dekadë më parë dhe është përfshirë në një konflikt të hidhur me Greqinë për emrin prej thuajse 20 vitesh.

I lindur në vitin 1970, Gruevski erdhi në jetë në një familje as të privilegjuar, por as të varfër. Babai i tij merrej me mobilje dhe dizajnim, nëna e tij ishte infermierë dhe pasi prindërit u divorcuan, ai përfundoi me mamanë. Kur ishte katër vjeç, ajo shkoi të punonte në Libi, si mijëra maqedonas të tjerë dhe e mori atë me vete.

Ka një episod të shkurtër në fëmijëri gjatë të cilit Gruevski ëndërronte të bëhej doktor, futbollist ose kozmonaut. Për një gjë nuk mendonte shumë, ajo ishte politika.

Babai i tij kishte lindur në Greqinë veriore, gjyshi i tij ishte mobilizuar me ushtrinë greke dhe u vra duke luftuar italianët në Shqipëri pas pushtimit italian në vitin 1941. Atëherë, në prag të luftës civile në Greqi, njësoj si mijëra sllavë të Maqedonisë së Greqisë, familja u arratis në veri, në atë që njihej atëherë si Maqedonia e Jugosllavisë. Ndoshta është ky përbërës emocional pjesë e përplasjes me Greqinë? Jo, thotë Gruevski, deri më tani ai nuk ka qenë i interesuar kurrë për këtë histori. Po ashtu ai thotë se nuk është ndjerë i prekur kur vizitoi fshatin e të parëve në vitin 2001.

Familja e re e Gruevskit nuk fliste shumë për politikën, me një përjashtim. Daja e tij, Jordan Miljakov, fliste për politikën gjithë kohën. Miljakov ishte përfaqësues i një firme maqedonase tekstilesh në ish- Çekosllovaki. Kur Jugosllavia nisi të rrëzohej, Gruevski mendoi të bashkohej me dajën e tij dhe shkoi në një shkollë filmi atje.

Megjithatë ai kishte studiuar ekonomi në vendlindje. Dhe zoti Miljakov u bë ministri i parë i Brendshëm në qeverinë që çoi Maqedoninë drejt pavarësisë në vitin 1991.

Miljakov kujtohet me nderime nga shumë njerëz. Ai ishte personi që urdhëroi sekuestrimin e dokumentave të ushtrisë jugosllave, çka do të thoshte se maqedonasit nuk mund të mobilizoheshin për të luftuar kundër kroatëve. Menjëherë pas kësaj, ai u vra në një aksident të dyshimtë automobilistik në Serbi.

Incidenti nuk bëri që Gruevski të hynte në aktivizim politik. Megjithatë ai dilte me disa anëtarë të partisë nacionaliste që drejton tani, emri i së cilës është aq i gjatë sa edhe inicialet janë të lodhshme: VMRO- DPMNE.

Pas universitetit, ku nuk iu përkushtua dhe aq shumë dramës dhe boksit, Gruevski hyri në sektorin financiar që po lindte dhe u bë personi i parë që bëri tregti në bursën e Shkupit. Në vitin 1996, ai i hyri politikës, duke u bërë këshilltar lokal në kryeqytet. Vitin tjetër nisi të shkruante për ekonominë. Ja, kështu nisi e bëri emër si ekonomist. Në vitin 1998, ai u bë ministër i Tregtisë dhe në vitin 1999, ministër i Financave.

Sot kur thua emrin Gruevski të vjen ndërmend statuja gjigante prej bronzi e Aleksandrit dhe të gjitha statujat e shenjtorëve e politikanëve që janë ngritur çdo javë si pjesë e një politike për të zgjeruar identitetin kombëtar. Por pak vite më parë ishte ndryshe. Ky ishte personi që nisi derregullimin e ekonomisë, prezantoi tatimin mbi vlerën e shtruar, taksën e sheshtë dhe rikthimin e pasurive të sekuestruara nga komunistët.

Në shumë aspekte, Gruevski ishte për partinë e tij njeriu i duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur. Me komunizmin në largim dhe Maqedoninë e pavarur, një teknokrat që fliste anglisht si Gruevski ishte tipi i duhur për të rifreskuar partinë. Por shumë pak prisnin që djaloshi me mendjen tek ekonomia do arrinte të nxirrte jashtë loje kundërshtarët, do merrte në dorë partinë dhe do fitonte tre herë rresht.

Vitet e para kur u bë kryeministër në vitin 2006 u karakterizuan nga rritja dhe fokusi tek ekonomia. Më pas erdhi Samiti i Bukureshtit në vitin 2008 ku Greqia bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO për shkak të emrit. “Isha i shokuar,” thotë zoti Gruevski. Që atëherë, fokusi ka ndryshuar, ndoshta për shkak të krizës ekonomike botërore. Papunësia tani është 31.7 përqind. Gruevski luajti me kartën e nacionalizmit dhe fitoi.

Shumë maqedonas janë gëzuar me statujën e Aleksandrit, por opozita socialiste maqedonase thotë se Gruevski është mishërim i djallit.

Merrni rastin e televizionit A1. Ai ishte simbol i medias së lirë, thonë ata, por tani është mbyllur për shkak të kriticizmit ndaj Gruevskit. Tre gazeta nga i njëjti grup kanë mbyllur dyert. Nuk ka sens, thotë kampi i Gruevskit, Velija Ramkovski, pronari, nuk ka paguar kurrë taksat dhe e ka përdorur televizionin A1 dhe gazetarët si një mburojë njerëzore kundër operacioneve të policisë.

Por disa jo- partizanë nuk janë të bindur. “Kur vjen fjala tek pushteti, ai është boksier. Është hakmarrës dhe kur bëhet fjalë për median, është krejtësisht selektiv kur bie fjala për zbatimin e ligjit. Për çështje kaq delikate, ata thonë se kryeministri ka nevojë për dikë të cilit mund t’i besojë- dhe ata theksojnë se shefi i sigurisë në vend është kushëriri i Gruevskit, Sasho Mijalkov, djali i Jordan Milajkov.

Dhe Greqia? Pas Samitit të Bukureshtit, Gruevski ka nisur një padi kundër tyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por, ai thotë, shanset për të zgjidhur këtë çështje komplekse janë më të mira se më përpara. Ai kuptohet me Papandreun, kryeministrin e Greqisë, ai dhe paraardhësi i Papandreut, Karamanlis, e urrenin njëri- tjetrin.

Ai ka pasur më shumë sukses me popullatën shqiptare në Maqedoni, që përbën mbi një të katërtën e vendit me 2 milion banorë. Dhjetë vite më përpara, Maqedonia ishte në prag të një konflikti civil gjithëpërfshirës, me gueriljet etnikë shqiptarë kundër forcave të sigurisë. Tani Gruevski është në koalicion me Ali Ahmetin, ish- liderin e këtyre gueriljeve. Qeveria e re ka një ministër shqiptar të Mbrojtjes dhe një zëvendëskryeministër që përgjigjet për integrimin evropian.

Si shqiptarët edhe maqedonasit vijojnë të shfryjnë, por siç thotë një zyrtar i BE: “Do të vrisnim që të kishim një qeveri si kjo në Bosnje”. Çmimi për një koalicion të dytë ka qenë pak i pakëndshëm: katër raste për krime lufte ndaj shqiptarëve janë lënë mënjanë.

“Nikolla është thjesht Nikolla,” thotë një mik. Njerëzit e thjeshtë identifikohen me të, ai është si fqinji që keni afër e ndoshta kjo edhe për shkak se ai ka refuzuar rezidencën zyrtarë dhe preferon të jetojë në një apartament të vogël me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Dhe, thekson miku i tij, të fitosh kaq shumë zgjedhje, do thotë se ke bërë diçka në rregull.

Shkrime të ngjajshme mbi këtë temë…

Ja kush është Sasho MijallkovStrugaLajm

maj 2014

Punë e përditshme e Sasho Mijallkov është që ta udhëheqë Drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim në Maqedoni. Por kjo punë nuk e tregon edhe aq shumë forcën dhe ndikimin e tij. Ai i përket një shoqërie të vogël që e udhëheqin Maqedoninë, shkruan Nova, transmeton Portalb.

Nën udhëheqjen e tij, drejtoria për zbulim dhe kundërzbulim është kritikuar për fshehje gjatë mbikqyrjes dhe dështim në përmbushjen e standardeve të BE-së.

Por zyrtari qeveritarë është i pasur. Projekti për raportim të krimit dhe korrupsionit (The Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP) së bashku me NOVA nga Maqedonia dhe Qendrën për gazetari hulumtuese nga Çekia zbulojnë se Mijallkov ka investuar miliona në patundshmëri të shtrenjta në Pragë.

Mijallkov apo shefi i Drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim ka një numër të madh të investimeve të paparaqitura. Si zyrtar publik ai është i obliguar ta paraqesë pronën e tijë në Komisionin për anti-korrupsion.

Sasho Mijallkov nuk është përgjigjur në asnjë pyetje të gazetarëve. Zëdhënësi i tij premtoi se do të dërgojë përgjigje, por kjo asnjëherë nuk ndodhi.

Prona në Pragë

Në ueb faqen e komisionit për anti-korrupsion ku është e obliguar zyrtarët të paraqesin pronën nuk është e shënuar prona e Mijallkovit në Pragë. Ai ka në pronësi një apartament në Pragë në qytetin e vjetër dhe aksione në një kompani në Republikën Çeke, disa prej tyre edhe të shitura. Hulumtuesit gjetën edhe më shumë se 2 milion euro patundshmëri të vlefshme të regjistruara në kompaninë e tij, si dhe në emrin e tij personal që ai do të duhej ti paraqesë.

Apartamenti i Sasho Mijallkov në qendër të Pragës

Dokumentet e pronësisë në Republikën Çeke tregojnë se ai posedon 15 mijë metra katror tokë ndërtimore në lokalitetin Vellesllavin, vend i cili vlerësohet të ketë vlerën e rreth 1 milion dollarëve. Ai gjithashtu posedon një apartament në vendin Mikle.

Mijallkov gjithashtu është i lidhur në rrjetin e kompanive dhe nëpërmjet tyre edhe me biznesmen të njohur të huaj, që është kundër ligjit.

Bizneset në Evropë
Tani 48 vjeçari Mijallkov karrierën e tij e ka filluar në administratë në vitin 1998, duke ndjekur hapat e babit të tij Jordan Mijallkov i cili ishte ministër i parë i punëve të brendshme në Maqedoninë e pavarur. Babai i Sasho Mijallkov vdiq në një aksident trafiku në vitin 1991.

Sasho ndjek hapat e babit edhe në biznes. Karriera e tij në postin e Drejtorit të kundërzbulimit arriti kulmin kur në pushtet erdhi VMRO-DPMNE ku sipas ekspertëve u formua treshja më e fortë Sasho Mijallkov, kushëriri i tij kryeministri Nikolla Gruevski dhe kumbari i kryeministrit, Zoran Stavrevski ku shpesh edhe quhet si ‘familja’.

Ekspertët e anti-korrupsionit këtë gjendje e emërojnë si konflikt të dukshëm të interesave.

“Ekziston situatë e dukshme e nepotizmit. Kjo ju mundëson që ti kontrollojnë të gjitha qeveritë dhe nëpërmjet buxhetit edhe nëpërmjet mekanizmave të policisë së fshehtë”, tha Sllagjana Taseva kryetare e Transparencë Maqedoni dhe kryetare e parë e komisionit për Anti-korrupsion.

Kompanitë në Republikën Çeke

Mijallkov e ka rihapur kompaninë në Republikën Çeke në vitin 1993 së bashku me vëllain e tij. E quajnë ‘Mijakov s.r.o’ dhe më vonë e riemëruan ‘Efishensi s.r.o’ që merrej kryesisht me patundshmëri. Nga viti 2008 Mijallkov është pronar i vetëm i kompanisë. Kjo kompani posedon edhe apartament në qendër të Pragës.

Kjo pronë sipas kadastrës së Republikës Çeke është blerë në vitin 2001 ndërsa vlera e saj vlerësohet të jetë 235 mijë dollarë.

Si pjesë e ‘Efishensi’ është edhe kompania ‘Stajl Feshn s.r.o’, ‘Mirtlanis’, dhe kompani e cila deri pak kohë më parë ishte në pronësi të Mijallkov ‘Tasiga Korp’ nga Panama.

Kompania e katërt ‘Servis Point MM s.r.o’ është likuiduar në vitin 2013 pasi kjo kompani arriti të ndërtojë 50 apartamente luksoze në Mihle në Pragë.

Vendi ku ndërtohen këto apartamente e siguron Mijallkov, investimi është me vlerë prej 500 mijë dollarëve. Mijallkov posedon edhe apartament të vetin në këto ndërtesa që nuk është regjistruar në komision.

Kompleksi i ndërtuar nga Sasho Mijallkov dhe Sparavallovci ku Mijallkov posedon dy apartamente një në katin e 3 një të 4.

Sllagjana Taseva për Nova thotë se të kesh në pronësi biznese nuk është problem derisa ato janë të paraqitura dhe janë transparente.

Gorna Minçev kryetar i komisionit parlamentar për mbikëqyrje të policisë së fshehtë thotë se ekziston konflikt interesash edhe pse Mijallkov thotë se biznes interesat e tij nuk janë ilegale dhe nuk paraqesin konflikt interesash. /Portalb

In : Aktuale

Loading...
loading...