BLENDI PETROL
Aktuale

Kushtetua e Maqedonisë nuk është Kuran 

 

Alister Ramadani

Në Zvicër për të bërë referendum duhet 100 000 nënshkrime qytetarësh, Zvicra ka 8 milion banorë, kurse në Maqedoni duhet 150 000 nënshkrime qytetarësh për të nisur një referendum ose për ndryshim të kushtetutës dhe nuk dihet saktë a janë 2 milion banorë?!

Mund ju ta imagjinoni se çfarë ligjesh ka sjell ky parlament i Maqedonisë? Ata gjithçka që kanë sjellë në mënyrë “ligjore” përmes parlamentit në fakt kanë sjellë ligje mono etnike, pra në favorin e tyre dhe gjithçka tjetër kundër shqiptarëve! Pa çka se disa parti politike shqip folësish kanë votuar kundër (pra vini re, kanë votuar, e kanë legjitimuar votimin me prezencën e tyre në parlament duke votuar kundër) dhe nuk ia dinë fundin pasurisë duke u marrë me politikë!

Dhe sot, disa shqiptarë të skllavëruar për bukën e gojës (edhe atë ua solli me qëllim shteti i aparteidit maqedonas) dalin në publik dhe në cilësinë e analistit (lexon “analistit), opinionistit (lexo “opinionistit”), ekspertit (lexo “ekspertit”), profesorit universitar (lexo “profesorit universitar”) shesin kopalla se ligji nuk na lejon këtë ose atë, sepse kushtetuta paresh kështu ose ashtu, pallavra pa fund! Kushtetua e Maqedonisë nuk është Kuran.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button