Aktuale

Kuvendi miraton Ligjin për prodhimin organik, Albrim Hoxha: Hap i madh për fermerët dhe produktet vendore

Kuvendi miraton Ligjin për prodhimin organik, Hoxha: Hap i madh për fermerët dhe produktet vendore


Një zhvillim i rëndësishëm për sektorin e bujqësisë në vend. Kuvendi ka miratuar sot Ligjin për prodhimin organik bujqësor, duke shënuar një hap të ri drejt modernizimit të bujqësisë dhe përafrimit me standardet evropiane.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, theksoi se ky ligj krijon një kornizë moderne për zhvillimin e prodhimit organik, duke forcuar kontrollin dhe transparencën në treg, si dhe duke ofruar mbështetje më të madhe për fermerët, veçanërisht për prodhuesit e vegjël dhe ekonomitë familjare.
Sipas tij, me hyrjen në fuqi të këtij ligji hapen perspektiva të reja për rritjen e cilësisë së produkteve vendore, forcimin e besimit të konsumatorëve dhe zgjerimin e mundësive për eksport në tregun evropian.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button