Kuvendim me Agim Doçin-Lebit Murtishi

Më thuaj ti o burrë malësor
Që tirqë s’mbajte se je poet
Për ç’dreq shqiptari me hu në dorë
Ka rrahur veten në mijëra vjetë!..

Mos vallë Çajupi përçartas fliste
Me kupa helmi tek mbyste dhembjen,
Kur hoqi dorë prej kësaj Shqipnie
Mos vallë dhe Fishta kish humbur mendjen?!!

Një fjalë thuaj o bir malësie
Një fjalë prej guri a dheu qoftë
Në ç’kohë mbillet kjo farë lirie
Që s’ mbin për dreq në Tokën Tonë!!!

Përgjigjet troç Agim Doçi
Me Shpatën e At Gjergj Fishtës:

Mos u lodh për Fis t’Shqiptarve!
Si me la kryet e gomarve.
N’ hatlla truve tek kaptina,
Nga nji drras mangut t’gjith e kina…

Po nuk ban kurr hajr Shqipnija
Nëse Padija dhe Krenija
Do shkojkn ngjit si Trupi e Hija.
E pra s’ban kurr hajr Shqypnija
Po s’na u rritën Jetim fmija…

At Gjergj Fishta

In : Aktuale

Loading...
loading...