Ky është shqiptari i “The Fate of the Furious”

Të jesh pranë yjeve dhe të punosh me ta nuk është e lehte. Por për aktorin e ri kjo do të jetë një eksperiencë e paharrueshme qe nga teknologjia e fundit e përdorur e deri tek puna me regjisorin F. Gary Gray (Grei) tre jave në sheshxhirim. Ai veçon skenën e Cliveland.

Si është të jesh pranë yjeve dhe të punosh me ta?
Kam qenë 3 javë në shesh xhirim me Vin Diesel, Dwayne Johnson, Jason Statham, Scott Eastwood. Ishte një kënaqësi e veçantë sepse isha tre javë në Atlanta dhe Clivenland.

Si ka qenë puna me regjisorin Gray? Personalisht çfarë shije të ka lënë?
Mua më ka lënë një shije shumë të mirë, shumë i thjeshtë. Të punosh me Gray është një kënaqësi shumë e madhe, sepse është një regjisor shumë i madh me tepër qartësi në punën e tij.StrugaLajm

Ke ndonjë skenë të preferuar?
Nuk e kisha besuar që ata do të vinin makinat më të shtrenjta, miliona dhe në 3 sete t’i kthenin edhe njëherë dhe t’i prishnin edhe njëherë makinat. S’më kishte shkuar në mendje që do të bënin diçka të llahtarshme Universal me grupin e tij.StrugaLajm

Bëhet fjalë për një film aksion, ndërkohë që teknologjia ka evoluar në mënyrë ekstreme.
Tek skenat e shpejtësisë në Clivenland, ku janë edhe përplasjet e mëdha, aty është përdorur një teknologji shumë e lartë. Një teknologji që Universal ka shpenzuar nga buxheti i saj mbi 850 milionë dollarë për ta ndërtuar këtë film.


Loading...
loading...