Ky është skandali i radhës i qeverisë Zaev
Edhe një tjetër skandal me tenderët: Shtatë milion euro për një firmë të vjetër jo më pak se 10 ditë.
Një firmë e hapur brenda dhjetë ditëve ka fituar tenderin prej milion eurove për biznes për leje të vozitjes në Shkup, përcjell Medial.
Sipas informatave tani Auto-Qendra për testime Shkup, tani do të bëjë atë që AMSM ka bërë gjatë dhjetë viteve të fundit. Licencën për punë kjo firmë e ka marrë më 14 gusht të këtij viti.
Siç njoftojnë, Auto-Qendra për testime për leje të vozitjes është hapur në një afat shumë të shkurtët kohor konkretisht vetëm 7 ditë para se MPB të hap konkursin për angazhimin e një firme për dhënie të testeve për vozitje.
Sipas të dhënave në Regjistrin Qendror Auto-Qendra për testime Shkup, është shoqëri e formuar më 19 qershor 2018, ndërsa MPB konkursin publik për përzgjedhjen e një kompanie që do të kryejë testet e vozitjes e ka hapur më 25 qershor, konkretisht një javë pas hapjes së kompanisë.
Sipas vendimit të Ministrisë, kompania e re ka fituar tenderin, duke lënë jashtë lojës “AMSM”, “ASUC Boro Petrushevski”, “PSS” dhe “Auto Maqedonia”.