Labënishta organizohet: Bashkësi Lokale e re dhe kryetar i zgjedhur

Strugë, 10 janar 2026 – Fshati Labënishtë ka zyrtarizuar formimin e bashkësisë së re lokale, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe strukturës drejtuese, pas mbajtjes së një mbledhjeje qytetare.
Trupi koordinues, i përbërë nga Safet Demiralieski, këshilltar i kryetarit të Komunës së Strugës, Adem Nuroski, koordinator në Komunën e Strugës, si dhe Mahir Asani, procesmbajtës, prezantoi 12 anëtarët e kryesisë së Bashkësisë Lokale të Labunishtës, të cilët më pas u hodhën në votim dhe u miratuan me shumicë votash.
Në tubimin qytetar ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Komunës së Strugës nga sektori për bashkësi lokale, Urim Kaba.
Nga 10 anëtarë të pranishëm të kryesisë, me 8 vota pro, u zgjodhën:
Tasim Tafilovski – kryetar
Adnan Qazimoski – nënkryetar
Admir Abazoski – sekretar
Sabrija Nuroski – arkëtar
Anëtarët e kryesisë së Bashkësisë Lokale të Labunishtës janë: Tasim Tafilovski, Adnan Qazimoski, Sabrija Nuroski, Latif Karimanovski, Imer Beqiroski, Safet Demiralieski, Adil Beqiroski, Alija Salkoski, Haris Juskovski, Alen Juskovski, Admir Abazoski dhe Azis Qazimoski.





























