Ladorishti ka mungesë uji,qytetarët me reagim

Ladorishti ka mungesë uji,qytetarët me reagim


Ladorishti prej disa ditësh ka mungesë të theksuar uji të pishëm kanë përcjellur shqetësimin deri te Strugalajm banor të këtij lokaliteti.Ata informojnë se disa lagje të këtij fshati ndeshen me mungesë të theksuar uji .Ndërkohë këtë problematik për Strugalajm.com e konfirmon edhe kryetari i BL-së së Ladorishtit Xhevdet Dauti i cili thekson se ka informuar Ndërmarrjen Poaqua për këtë situatë dhe po punohet që gjatë ditëve në vazhdim të shikohet një zgjidhje për këtë problematik.

Ndërkohë një qytetar i këtij lokaliteti i njohur për redaksinë e Strugalajm
në lidhje me mungesën e ujit të Ladorishtit ka një mendim tjetër:
Opinion i qytetarit nga Ladorishti:StrugaLajm


Eshte e drejte elementare e cdo personi ne rruzullin tokesore te ket kushtet themelore per jete. Aq me teper eshte detyrim i shtetit qe tjua mundesoje te gjitheve njesoj keto kushte. Dhe kusht themelor per jete eshte Uji. Askush nuk ka te drejte te beje shtresezimin e shoqerise ne baze te vendbanimit ku ato jetojne…se kush me shume ka vlere dhe nese jane me te rendesishem ose me pak te rendesishme vendbanimet e caktuara. Pse duhet te kete prestigje per kushtin kryesore per jete ne Struge per dallim nga Ladorishti? Kush nga ju mund te me thote pse jeta e nje personi qe jeton ne Struge vlen me shume se e nje personi qe jeton ne fshat? Pse, te drejten themelore e te pasurit uje, e paska vetem ai qe jeton ne qytet? Pa cka se uji vjen nga fshati!! Ku e gjejne te drejten ata qe e menaxhojne kete dikaster te bejne kete dallim?? Nese ka mungese uji, le ta vuajme te gjithe sebashku, pooor pa dallime vendbanimi. Kur kjo ndodhte veres mundohesha te arsyetoj se ka turizem dhe do te sakrifikohemi per rritjen ekonomike te vendit, megjithese aspak e drejte, por ne kete stine….??? Kjo eshte e pafalshme, ndersa menyra e nenvlersimit qe ju behet fshatrave,  percmimi i banoreve qe jetojne ne to, eshte cnjerezore… Me cte drejte i drejtoheni kesaj rinie per te mos u larguar kur nuk mund tja permbushni as nevojat kryesore?! Politike absurde, ku tjeter thuhet dhe tjeter behet….

In : Aktuale

Loading...
loading...