Masakra e Ladorishtit, nuk harrohet lehtë Nga Xhemi Hajredini

LULET E FSHATIT TIM

Vjeshtë e dytë, një herë e një mot,
gjak e gjëmë, u derdh shumë lot.
Ranë lulet e fshatit, me vaje u qanë,
zemrat e nënave përgjysmë u ndanë.

Gëzimet s’kishin më kuptim,
u harruan dasmat në fshatin tim.
Lehtësim i dhimbjes dhe terapi,
ishin lindjet e fëmijëve në shtëpi.

Të rënët e lirisë i kujtojmë gjithmonë,
janë imazh i trimërisë së fshatit tonë.
Tani lypset respekt e nderim,
për çdo familje të vendit tim.StrugaLajmStrugaLajm

Sakrifica dhe flijimi duhen kujtuar,
jo të ndarë, por të bashkuar.
Nga holokausti një valë shqetësimesh,
ta ndërrojmë drejtimin në vorbull gëzimesh.StrugaLajm

Për të rënët e lirisë prehje të qetë,
për veprimtarët e gjallë jetë e shëndet,
të gjithë të lirë, me guxim e krenari,
ta bëjmë Ladorishtin një dashuri.

Nga Xhemi Hajredini
Ladorisht, më 28 tetor 2019


Masakra e Ladorishtit – 28 tetor 1944…
Historia e Ladorishtit nuk dallon shumë nga historia e trojeve të tjera shqiptare. Atë që ka përjetuar populli shqiptar gjithandej, Ladorishti e ka vuajtur në lëkurën e tij në të gjitha periudhat kohore. Është investuar shumë për lirinë e trojeve tona prandaj jemi të ndieshëm e të prekshëm nga fyerjet e njerëzve të pavlefshëm.
E përkujtojmë këtë ngjarje historike për të nderuar të rënët, viktimat dhe martirët e fshatit, për t’i bërë ata të pavdekshëm në kujtesën tonë e për t’i treguar botës mbarë se kemi ndjesi të veçantë për këtë ngjarje makabre që i ka ndodhur vendbanimit tonë.
Lavdi të rënëve të Ladorishtit!

In : Aktuale

Loading...
loading...