Ladorisht,ka ngritur flamurin atëherë kur ka qënë i kërcënuar!

Ladorisht, është fshat në komunën e Strugës,
Ladorishti është një vendbanim i vjetër, dhe këtë e dëshmon Bazilika, ka qënë një popull trim, trimëri të cilën e dëshmon me pjesmarrjen e banorëve në disa luftra, ka qënë gjithmon mikpritës dhe mbajtës i fjalës, ka ngritur flamurin atëherë kur ka qënë i kërcënuar, dhe ka hapur shkolla atëherë kur ka qënë e ndaluar, e sot Ladorishti është krenar për të gjitha këto.
Ladorishti është një ndër fshatrat më të mëdhenj të rajonit të Strugës me rreth 700 shtëpi dhe mbi 3100 banorë sipas vitit 2002, shumica e tyre shqiptarë. Shënim: Statistikat demografike janë nga regjistrimi i vitit 2002, që është regjistrimi i fundit i kryer në Maqedoni
Popullsia sipas etnisë:Shqiptarë
Gjithsej 3119 ( Ky numer i popullates eshte nga viti 2002)
Në fshat është e organizuar jeta kulturore dhe sportive nëpërmjet aktiviteteve te klubit futbollistik “Përparimi” dhe SHKA “Valët e Liqeni” janë përfaqësuar nëpër shumë festivale si vende ashtu edhe jashtë duke u nderuar me shumë çmime dhe lëvdata. Në Ladorisht gjithashtu ndodhen rrënjë të trashëgimisë kulturore si “Ura e gurit”(OPALE).(Arberoret e Maqedonise)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...