Lajm i mirë për mërgimtarët:Lëshohen pasaportat e para në New Jersey

Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në New Jersey, SHBA, vijon ndarja mobile e 80 dokumenteve të udhëtimit, gjë që shënon fillimin efikas të procedurës së re për lëshimin e pasaportave për qytetarët tanë që jetojnë në Amerikën e Veriut. Mbi 130 qytetarë tanë të fotografuar në Konsullatë gjatë këtij muaji, pas vendosjes së stacionit bazë, i ndajnë përvojat e tyre, duke u rekomanduar të gjithë qytetarëve që nëse kanë nevojë, t’i ripërtrijnë menjëherë pasaportat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Procesi ishte shumë më i lehtë se sa e prisja. Kreva punë brenda 30 minutave, secili ishte shumë ndihmues. Më thanë se procesi i ri është shumë më eficient se sa ai i vjetri dhe me këtë pajtohem 100%.”

StrugaLajmStrugaLajm

“Erdha për ta ripërtrirë pasaportën time dhe ua rekomandoj të gjithëve të vijnë, sepse për gjysmë ore mbarova punë. Jam shumë i lumtur!”

“Gjithçka është perfekte! Mbarova punë për gjysmë ore, gjë që është shumë mirë, mendoj! Nga fillimi i procesit deri në fund kam pasur një përvojë kaq të mrekullueshme, saqë ua sugjeroj të gjithëve që duhet të vijnë në Konsullatë: Ejani, sepse është një përvojë shumë e bukur!”StrugaLajm

“Të gjithë punojnë këtu! Јanë njerëz shumë të mirë! Jua marrin shenjat e gishtave. Ju fotografojnë. Ju ndihmojnë t’i plotësoni dokumentet. Nëse po përpiqeni ta ripërtrini pasaportën tuaj, ripërtrijeni atë tani!”, thonë qytetarët tanë.

Derisa qytetarët tanë e përshëndesin pritjen e mirë në përfaqësin Konsullore, Konsulli ynë i Përgjithshëm, Jordan Panev thekson rëndësinë e sigurimit të shpejtë të pasaportës së re.

“Që nga ekzistimi i Konsullatës, nga viti i largët i 1998-ës, për herë të parë shtetasit tanë të cilët jetojnë në rajonet që i mbulon Konsullata, kanë rastin t’i marrin dokumentet e udhëtimit në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Më herët për dokumentet e udhëtimit pritej nga 6 e madje deri në 10 muaj. Tani dokumentet e udhëtimit i marrin për një muaj, gjë që në masë të madhe ua lehtëson udhëtimin shtetasve tanë.” tha Panev.

Vendosja e stacioneve bazë si pajisje për shkurtimin e procedurës për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit në përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore është pjesë e përpjekjeve shumëdimensionale të Ministrisë së Punëve të Jashtme për avancimin e shërbimeve për diasporën tonë në botë.

In : Aktuale

Loading...
loading...