BLENDI PETROL
Aktuale

Lajm i mirë për shoferët:Dizeli lirohet për 1,5 denarë

Karburantet dizel prej sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë për një litër, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin u bë zvogëlimi i çmimeve rafinerike dhe i çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,25 gjegjësisht për 2,35 për qind.

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 mbetet 65, ndërsa i EUROSUPER BS – 98, 67 denarë për një litër. Çmimi i ri i EURODISEL (D-E V) do të jetë 50,5, ndërsa Vaji ekstra i lirë për amvisëritë do të shitet për 39 denarë për një litër. Me vendimin e KRRE për 1,319 denarë për një kilogram zvogëlohet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të kushtojë 5,636 denarë për një kilogram.

Si shkak për zvogëlimin e çmimeve të derivateve të naftës prej KRRE i theksojnë për 1,71 për qind çmimin mesatar më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 2,27 për qind kursin më të ulët të dollarit në raport me denarin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button