Lajm i mirë për studentët, nga e hëna do të paguhen në bazë javore

Ministria e arsimit dhe shkencës në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur se nga dita e hënë pagesa e subvencionimit të racionit për student do të jepet në bazë javore.

Përmes një komunikate me shkrim, ata kanë bërë të ditur se në vend që në bazë ditore nga e hëna e ardhshme, mjetet për subvencionimin e racionit të studentëve do të paguhen njëherësh për gjashtë ditë në javë.StrugaLajmStrugaLajm

Sipas MASH, kjo është paraparë me ndryshimet e fundit në Ligjin për Subvencionimin e Racionit të Studentëve, të bëra me kërkesë të organizatave dhe shoqatave të studentëve ndërsa në drejtim të avancimit të zgjidhjes për shfrytëzimin e kësaj mase sistemore.StrugaLajm

“Duke filluar nga java e ardhshme, çdo studentë i cili ushtron të drejtën subvencionimit të racionit për studentë në llogarinë e tij të rrjedhëse do të përfitojë buxhet prej 840 denarë i cili do të jetë i destinuar për blerjen e ushqimit”, njoftoi MASH.

Sipas ministrisë së arsimit në këtë mënyrë rritet praktika e zgjidhjes ligjore, e cila deri më tani parashihte pagesën prej 140 denarë në ditë. Ata theksojnë se nuk ka asnjë ndryshim në kushtet për ushtrimin e të drejtës së subvencionimit të racionit të studentëve./Shenja.tv

In : Aktuale

Loading...
loading...