AktualeStruge

Lajm i mirë:Deponia e Strugës do të mbyllet,mbetjet do transportohen!!!

Cështje e deponisë së Strugës me gjasë do të mbyllet njëherë e përgjithon , informohet StrugaLajm.com nga Komuna e Strugës.Pushteti vendor ka hartuar një kërkesë drejtuer qeverisë e cila do të merret në konsiderat në mbledhjen më të afërt.Komuna e Strugës  nëpërmjet një kërkese drejtuar ekzekutivit kërkon prej  Qeverisë që në një moment sa më të shpejt, të merret vendimi që mbetjet urbane të mos hidhen në deponinë e qytetit , por të njëjtat të hidhen në një vend tjetër.Për këtë qëllim, Komuna e Strugës i kërkon qeverisë që të ndihmojë në kompresim,ngarkim dhe transportim të mbeturinave nëpërmjet kontenjerëve në deponi të specializuara.Komuna e Strugës I  kërkon qeverisë që të financojë blerjen e pajisjes për komresimin e mbeturinave,blerjen e kontenjerëve si dhe blerjen e një kamioni  si dhe të një  ngarkuesi.Nëse kjo kërkesë  do të merret në konsiderat brenda disa javësh do të ndalohet hedhja e mbeturinave në deponinë ekzistuese dhe të njëjtat me kontenjer do të transportohen në deponinë e Shkupit ose në atë të Elbasanit deri në hapjen e Qendrës për Riciklimin e mbeturinave në Rajonin Jugperëndimor.Vendorët sigurojnë se me gjasë kjo kërkesë do të gjej aprovimin e Qeverisë.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button