Lajm i mirë&Lajm i keq-Xhemi Hajredini

Xhemi Hajredini

Kosovë…StrugaLajmStrugaLajm

  1. Lajm i mirë:
    Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike.
    “Sot po bëjmë histori. Po vendosim marrëdhënie diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, një moment që është pritur nga shumëkush. Sot kemi mundësi që të rrisim bashkëpunimin me popullin e Kosovës, me të cilin kemi marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore”, – tha ndër të tjera Ministri i jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi. Miqësia dhe bujaria shqiptare për popullin hebre (izraelit) ka rrënjë të lashta.
  2. Lajm i keq:
    Tendenca e mënjanimit të liderit të opozitës, Albin Kurti, nga gara politike në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, gjest i egër… Bie era Moskë… Edhe lideri i opozitës ruse Alexei Navalny nuk është lënë i lirë… është arrestuar pse mendon dhe vepron ndryshe.
  3. Lajm i keq:
    Qyteti i Skënderajt, ashtu sikur Mitrovica e Veriut, nuk e mirëpriti vizitën e liderit të opozitës, Albin Kurti. E fyen, e gjuajtën me vezë e me gurë… Më pëlqeu reagimi i Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili pas incidentit, ka thënë se çdokush është i mirëseardhur ta vizitojë komunën e tij. Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë themelore dhe e garantuar me ligj.
  4. Lajm i mirë:
    Zgjedhjet e lira demokratike, që të do të zhvillohen më 14 shkurt 2021 në Kosovë, japin shpresë se qëndrueshmëria dhe perspektiva e zhvillimit të vendit do të rikthehen në rrugë të drejtë.
    Së bashku duhet t’i ndryshojmë gjërat që duhen ndryshuar…
    T’i flakim rreckat e vjetra dhe të ndotura!

Loading...
loading...