Nuk ka raste të reja me koronavirus, rezultatet e 7 testimeve të fundit janë negativ
03/15/20 16:45
Nuk ka raste të reja me koronvirus në vend, 7 testet rezultatet e të cilave priteshin sot janë konfirmuar negative nga laboratori i Virusologjisë dhe diagnostikës molekulare.
Ndryshe bëhej fjalë për pacientë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri të cilët para disa ditësh ishin kthyer nga Zvicra, Austria dhe Gjermania. Në mesin e shtatë personave që testoheshin ishin edhe dy gra shtatzëna nga Dibra.