Lajmet se është dhunuar nga Ramushi bënë bujë, Anita tregon si e pritën fëmijët

Anita Haradinaj ka komentuar sërish lajmet që qarkulluan para disa javësh se është dhunuar nga bashkëshorti, Ramush Haradinaj. Në një intervistë të dhënë asokohe për gazetaren Linda Karadaku, Anita mohoi thashethemet ndërsa shtoi se Ramushi ka 17 vite që e “rreh me dashuri”. Ndërkohë, së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për gazetaren Bora Shahini në “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli dhe se si i kanë pritur fëmijët spekulimet se është dhunuar.StrugaLajm

“Unë e kam thënë dhe në intervistë, kam qenë në Shqipëri kur është dhënë lajmi. isha tek ditëlindja e shoqes time dhe Ramushi me fëmijët kanë qenë në Kosovë. Njerëzit që ishin tek ditëlindja më thonin po a ishim bashkë. Kur ndodhi? Normalisht janë shqetësuar të gjithë, e kanë ditur që nuk jam në Kosovë dhe çfarë ndodhi, janë shqetësuar për gënjeshtrën dhe jo për mua se e kanë ditur që deri aty nuk kemi arritur.StrugaLajm

Fatmirësisht janë akoma të vegjël për t’u ndikuar nga këto dhe nuk është se ndjekin shumë portale megjithëse dhe në shkollë mund të diskutohen ndoshta. Nuk ka ndikuar tek fëmijët. Ramushi natën e parë ma çoi me foto lajmin dhe shoh titullin, e mbyll se gjasme jam mësuar me kështu lajmesh. Por në mëngjes pashë që kishte marrë përmasa shumë serioze. Thashë ok po shkruaj një status që të paktën të heq merakun.”, u shpreh Anita.

In : Aktuale

Loading...
loading...