
Gjatë fundjavës në Halle Salle ne Gjermani u zhvillua kampionati i Universiteteve të këtij vendi kurse sukses të madh ka arrit djaloshi shqiptar, karateisti Laurant Etemi duke fituar vendin e parë. Ai garoi në -75 kg dhe deri tek ky sukses erdhi pasi mposhti tre garues.
Në përballjen e parë mposhti ish reprezentatuesin e këtij vendi Felix Peschau me 4:0, kurse më pas ishte më i mirë edhe se kampioni i vitit të kaluar që e fitoi bindshëm me 7:0 si dhe Poll me rezultat 8:0 , kurse në finale u ndesh me Florian Beck nga Halle me rezultat 6:0.
Ndryshe, cekim se Leurenti stërvit në klubin Shotokan Esslingen i cili udhëhiqet nga i ati i tij, Xhemi Etemi me origjinë nga Ladorishti i Strugës transmeton Strugalajm. Në këtë turnir u paraqit për universitetin Tübingenit. Duhet cekur se Laurent Etemi -75, u bë edhe nënkampion i Gjermanisë ku humbi ne finale nga nënkampioni i botës, Noah Bitsch me rezultat 1:2.