LEKU dhe BYREKU !

Shkruan: Prof. Sabaudin ZHUTA

LEKU dhe BYREKU !

– Të shesish byrekun e helmuar e t’marish lekun; s’ësht mision, por krim e korrupcion!-

– Kam shkruajt jo një apo dy herë…kam fol shumherë në emisione të ndryshme, kam bë vërejtjet e mija rrethu teksteve shkollore dedikuar nxënësve me mësin në gjuhën shqipe nga fusha e arsimimit MUZIKOR dhe kurrë kush nuk u interesua së paku nga ato faktorë-administrativ kompetentë shqiptar për tu bë ndoi përpjekje që të korigjohen, gjegjsisht të përpilohen tekste origjinale e adekuate nga autorë shqiptar.

– E keqja më e madhe është se këto libra shkollorë ofendues( të përkthyera nga gjuha maqedone me shum gabime e me një gjuhë nacionaliste) edhe sot jan në (pa)përdorim. Bukfalisht, ato jan të pa përdorshëm!

Tre jan shtyllat bazike karakteristike të kombit:

1, GJUHA Amtare
2! Historia dhe
3. Muzika !

– Indikative është se gati të gjith ministrat e dikasterit të Arsimit e Shkencës,jan emëruar nga fusha larg ARSIMIT si: mjekë, juristë, regjisorë, e ku ta di çfar, e të shumtën nga to- shqiptarë!

– Kështu ndodh, kur mungon dhënia e përgjegjsisë, e vizionit dhe sidomos mungesa e ndërgjegjjes mes atyre që marin vendimet e që fare shkatrruan sistemin e arsimit ton dhe jo vetëm!

– Së fundi; që të evitohen kto anomali që lan pasoja të dhimbshme, mendoj se ësht nevoj urgjente që disa lëndë mësimore që kan veçorit karakteristike kombëtare, siç është edhe Arsimi Muzikore ,të mbulohen ose realizohen në harmoni me tekstet në baza të plan- programeve mësimore; të unifikuara- me ato të dy shtetet kombëtare shqiptare,e ndërkohë edhe të kërkohet përgjegjsi nga MINISTRAT si dhe nënshktuesit-recenzentë, redaktorët apo përkthyesit e këtyre teksteve që shkaktuan havaritë me pasoja marramendëse !


Loading...
loading...