Aktuale
Lëkundje në Strugë dhe Ohër: Tërmet me epiqendër në Shqipëri

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes stacioneve sizmologjike të vendosura në të gjithë territorin e vendit dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, sot në orën 11:28 ka regjistruar një tërmet me epiqendër në Republikën fqinje të Shqipërisë.
Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ndodhet rreth 155 kilometra në jugperëndim të Shkupit, ndërsa magnituda lokale sipas shkallës Rihter ishte ML 3.8.
Sipas informacioneve paraprake të observatorit, tërmeti është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinë, me intensitet III shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.



























