Letra e shqiptares që i ndryshoi paragjykimet e gjermanëve
Është nevoja ime personale të raportoj për një ngjarje e cila më ndodhi verën e fundit në Shqipëri. Kjo ngjarje nuk ka të bëjë me përshkrimin e pushimeve të kaluara në këtë vend, por historia e një letre të cilën dua t`ua spjegoj, fillon rëfimin e tij gazetari Marc Oliver Rühle nga gazeta “The Huffington Post”, transmeton Shtegu.com.
Unë dhe miku im Felix vendosëm që të kalojmë nëpër bregdetin shqiptar, nga kufiri malazez deri në kufirin grek. Mandej në brendinë e vendit, në Alpet shqiptare (maja më e lartë 2.694 metra). Kështu pra, unë i vizitova disa pejsazhe të bukura që nuk i kisha parë më herët. Një kombinim fascinues i plazheve të izoluar, vargjeve malore, fushat e gjera me lule dhe barinjtë lozonjarë.
Jam i bindur se Felixi e humbi kartelën e tij kreditore, kartelën EC dhe letrën e njoftimit në një bastore (shqiptarët i duan shumë bastoret) në një qytezë të vogël me emrin Orikum (6.000 banorë). Të gjitha së bashku,, në një çantë plastike. Këtë e vërejtëm ditën e nesërme, duke u ngjitur nëpër disa kodra për të arritur në një cak, disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Pasoi nervozizmi, shqetësimi, brenga: A do të mund t`i gjejmë gjërat e humbura, vallë i ka gjetur ndokush, po nëse jo, çka më pas ?!
U kthyem në bastoren e lartpërmendur, personat e rinj na njohën, e dinin edhe ku kemi qenë ulur, por asgjë nuk kishin gjetur. E kërkuam edhe incizimin e kameras, por edhe aty nuk kishte shumë gjëra për tu vërejtur.
Felixi menjëherë u lajmërua në Gjermani duke i anuluar të gjitha kartelat.Të humbasësh një kartelë bankare në Shqipëri (në vendin më të varfër të Evropës), filluam të paragjykojmë se kjo punë ka marrë fund, pasi kishim përvojë të hidhur në Shqipëri. Por, paragjykimet tona ishin të përshpejtuara. Një muaj më vonë, na vjen një letër nga Italia, dërguesi i panjohur. “I nderuari Felix, unë jam Florika, jam shqiptare por jetoj në Itali. Gjatë muajit shtator isha në Shqipëri, në Orikum, qytetin tim të lindjes. Dhe ne e gjetëm kartelën tënde kreditore. Ta shkrova një mesazh në Facebook që të më lajmërohesh në telefon, për të treguar se kartela yte është te unë, por nuk mora përgjigje. Dhe, ja tani po ta dërgoj me postë nga Italia. Nuk e kemi përdorë asnjëherë dhe shpresoj se tani do të mund t`i rregullosh problemet e shkaktuara. Të fala të përzemërta, Florika”.