
Në Strugë, partia Levica zyrtarizoi kandidaturën e deputetes Jovana Mojsoska, e cila njëkohësisht mban edhe postin e sekretares së përgjithshme të partisë. Mojsoska deklaroi se hyn në garë me një qëllim të qartë – mbrojtjen e interesit publik dhe adresimin e problemeve kyçe me të cilat përballen qytetarët.
“Struga meriton të jetë qytet ku interesi publik vendoset në radhë të parë, e qytetarët të kenë pushtet lokal të pastër dhe transparent. Si deputete dhe si njeri, detyra ime është ta mbroj Strugën nga pazaret politike dhe të ofroj zgjidhje të vërteta,” theksoi Mojsoska.
Levica njëkohësisht njoftoi se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të garojë me kandidatët e saj për kryetarë komunash në Strugë, Tetovë dhe Gostivar, duke u pozicionuar si e vetmja parti parlamentare nga blloku politik maqedonas që do të dalë me kandidatë të pavarur në këto komuna.
.gif)




























