Aktuale
Lëvizja BESA merrë një ministri, dy poste zv/ministrash dhe një sekretar shtetëror
Sipas ndarjes së kulaçit qeveritar, Lëvizja BESA e Afrim Gashit do të ketë një ministri, edhe ate Ministrinë e Kulturës, dy poste zv/ministrash dhe një post të sekretarit shtetëror.
Burime për INA theksojnë se kjo parti do të ketë zv/ministra në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Jashtme, ndërsa postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë.
Po ashtu në kuadër të ndarjeve të posteve në eshalonet më të ulta, Lëvizjes BESA pritet ti takojnë më shumë se 20 drejtori. Një pjesë e madhe e tyre i kishin takuar Aleancës për Shqiptarët.