BLENDI PETROL
Aktuale

Librazhd, 6-vjeçari u var në pemë nga xhaxhai, shoqërohen 3 persona

Foto e një 6-vjeçari nga Librazhdi, ku ai dukej i keqtrajtuar, teksa ishte varur në një pemë nga xhaxhai i tij bëri xhiron e rrjeteve sociale gjatë ditëve të fundit.

Lidhur me foton në fjalë Policia e Elbasanit nisi një hetim dhe mëngjesin e sotëm ka sqaruar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Uniformat blu në Librazhd kanë shoqëruar 3 persona nga fshati Zdrajsh, mes tyre edhe babain e 6-vjeçarit.

“Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë”, sqaron policia.

Ndërkohë hetimet për këtë rast vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button