Lidhja e rreme e dashurisë më shkatërroi jetën

Ndërkohë që gëzoni një martesë të lumtur, të dashurat e fshehta mund t’ju shkatërrojnë gjithçka. Një vajzë ka treguar historinë e saj të rreme të dashurisë me një burrë të martuar që i solli ‘të gjitha të këqijat e mundshme’. Ajo ka shkruar letrën e saj për E.Jean në faqen Elle ku kërkon ndihmën e ekspertes për ti shprehur dashurinë një burri të martuar.

“Isha dashnorja e lumtur e një burri të martuar për 6 vite. Dimrin e kaluar, ai vendosi të më zëvendësojë me një dashnore të re. U mërzita shumë, por ia dola të jetoj sërish. Gjeta një punë të re dhe krijova një marrëdhënie të fortë me shefin tim, një doktor fantastik. Tërheqja mes nesh ishte e menjëhershme. Ai thoshte se kur punonim bashkë, ishte magjike. Por unë u frikësova pasi ai ishte i martuar.

Elektriciteti mes nesh ishte aq i qartë sa kolegët filluan të mendonin nëse ka nisur diçka mes nesh. E dashur Jean, disa njerëz shkruajnë libra; unë krijova diçka më të mirë: fantazinë që i tregova miqve më të ngushtë në punë. I bëra ata të besojnë se kisha lidhje dashurie me shefin. Krijova histori të ndryshme të çmendura. Përse rashë kaq poshtë? Nuk ia kam idenë! Isha në dhimbje të madhe. Jeta ime e vërtetë ishte e mërzitshme dhe e errët. Ideja e të pasurit një lidhje dashurie me një mashkull fantastik ishte gjëja më e mirë që më largonte mendimet. Nuk u ndala kurrë së llogarituri pasojat, pasi mbi të gjitha ishte “sekret” dhe ata ishin “miqtë e mi”.

Por tani vjen supriza. Fantazia ime po bëhej e vërtetë: Shefi im po binte në dashuri me mia. Nuk ishte thjesht një buzëqeshje e pafajshme, toni i zërit të tij dhe pamjet e tij (shprehjet e fytyrës që thonin: Të adhuroj, je një mbretëreshë), por gjithashtu veprimet e tij. Ai më bënte kafen çdo ditë më çonte për drekë dhe gjëra të tilla. Edhe pse nuk ishim prekur kurrë, e ndjeja që shumë shpejt ai do ishte në krevatin tim, tualetin tim dhe më pas një mëngjes gjithçka shpërtheu! Një prej ‘miqve’ të mi në zyrë raportoi “lidhjen” tonë tek koorporata ku kisha firmosur. Bashkëshortja e tij zbuloi gjithçka. Reputacioni i tij si doktor, si drejtor dhe bashkëshort u vunë në pyetje.StrugaLajmStrugaLajm

Tani po përpiqem të gjej një punë tjetër dhe javën e kaluar e përdora si referencë. Ai më çoi një mesazh ku më shkruajti: “Mos e përdor më kurrë emrin tim!” Ai më tha se nuk e kuptonte përse ia bëra këtë dhe përse tregova aq shumë gënjeshtra. Në fund më kërkoi ti qëndroj larg, ta lë vetëm dhe të mos e kontaktoj më.StrugaLajm

Çfarë duhet të bëj tjetër? Duhet të largohem nga vendi? Të blej një biletë dhe të kthehem në shtëpinë time në Barcelonë. Kam nevojë që të më falë. Kam nevojë që ti tregoj se pavarësisht se shkatërrova çdo mundësi me të, e dua! Edhe që ti them se ai po binte në dashuri me mua! Por më së shumti dua ta dijë sa shumë e dua dhe kam nevojë për faljen e tij”, shkruajti vajza.

Përgjigja e ekspertes: Zonjusha e humbur dhe e mërzitur. Më lër të të jap dorën. Ti po vuan kaq shumë nga marrëzia jote kështu që nuk do të të qortoj, moj grua e pamundur. Pra, të fal. Edhe lexuesit të falin. Edhe zoti, që e do një gjysmë-mendje romantike të fal. Por doktori? KURRË! Ti i shkatërrove karrierën, hyre në karakterin e tij, i vrave respektin për veten dhe tradhtove një ‘shoqe’, gruan e tij. Kështu që jo. Ti nuk e ke nevojë që ai të të falë. Nuk ke nevojë që ai të dijë sa shumë e do. Nuk ke nevojë ti thuash se ai po binte në dashuri me ty. Në këto momente, doktori është shumë larg ndjenjës për ty.

Në fakt, ti e ke mbaruar punën tënde për t’ia çrregulluar jetën. Mbaroi! Ti nuk duhet ti shkruash në celular, Twitter, Snapchat, ti shkosh në shtëpi në mes të natës ose ta telefonosh si Zonja Rochester që kërkon Jane Eyre. Ti duhet të punësosh një avokat për ti shkruar një letër kompanisë për ta shfajësuar nga gjithçka, me një kopje që ti shkojë atij dhe bashkëshortes së tij. Dhe sepse ke nevojë të gjesh një drejtim të ri për veten, të ndjesh kulturën tënde, miqtë dhe familjen tënde. Ke nevojë për një fillim të ri kështu që hip në aeroplan dhe shko në Barcelonë. Të uroj me zemër që të kesh një të ardhme të lumtur dhe kam paralajmëruar të gjitha gratë e martuara se po shkon që të mos përjetosh sërish këtë gjë.


Loading...
loading...