Ligj për ndalimin e ngrohjes me dru?

Deputetja nga grupi i pavarur i VMRO-DPMNE-së javën që vjen do të parashtroj ligjin që parasheh masa kundër ndotjes së ajrit. Ligji pritet të hyn në fuqi nga 2021 ndërsa është paraparë që me këtë ligj ndotja e ajrit të zvogëlohet për 50 përqind.

Emilia Aleksandrova tha se me këtë ligj do të kërkojnë ndalimin e ngrohjes me dru dhe vendosjen e masave të plota ekologjike për institucionet dhe shtëpitë.

“Me këtë ligj do të fillojmë ndërprerjen e përdorimit të thëngjillit, naftës, naftës së papërpunuar dhe ngrohjes me dru. Do të kërkojmë vendosjen e stufave me pelet, subvencionim të peletit, kyçjen e të gjitha institucioneve në sistemet e ngrohjes. Ndërsa autobusët të jenë me metan ose me energji elektrike. Djegia e naftës dhe e gomave do të duhet bëhet vepër penale, si dhe të vendoset ndalesë për importin e lëndëve dhe mbeturinave djegëse”-pohoi Aleksandrova./Alsat

In : Aktuale

Loading...
loading...