Ligji “e diela ditë jo pune” nga sot hyn në fuqi

Prej sot duhet të nisin të  aplikohen  ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, të cilat e definojnë të dielën  si ditë jo pune për  92 për qind të punëtorëve. Për të tjerët, që do të punojnë të dielën, ndryshimet parashikojnë të paktën 50 për qind mëditje më të lartë dhe një ditë të lirë për punëtorët, të cilët janë pjesë e veprimtarive të domosdoshme për funksionim të shoqërisë, veprimtari në të cilat procesi i punës nuk guxon ose nuk mund  të ndërpritet, si dhe 100 për qind mëditje më të lartë dhe një ditë të lirë për ata që do të punojnë në veprimtaritë jothelbësore, në të cilat do t’u lejohet të punojnë.

Si veprimtari që duhet të punojnë për funksionim normal të shoqërisë, në Ligjin për marrëdhënie pune janë shënuar blegtoria, bujqësia e përzier, minierat e qymyrit dhe linjitit, nxjerrja e metaleve, shtypja dhe botimi i gazetave, prodhimi i bukës, ëmbëlsirave dhe biskotave të freskëta, prodhimi i pllakave, fletëve, tubave dhe profileve të masës plastike, prodhimi i gazit industrial, prodhimi i metaleve, barnatoret, furnizimi me energji elektrike, avull dhe ajër të kondicionuar, furnizimi me ujë, asgjësimi i ujërave të zeza, aktivitetet e menaxhimit dhe riparimit të mbetjeve, si dhe transporti tokësor, tubacioni, ujor dhe ajror.LAJME TË NGJASHME

Gjuetarët dibran paralajmërojnë protestaJan 1, 2022

Teknologjia po ndryshon fëmijërinëJan 1, 2022StrugaLajm

DËSHTIMI ME KORRUPSIONIN! 2021-shi pa rezultatet konkreteJan 1, 2022StrugaLajm

Këto aktivitete përfshijnë ruajtjen dhe aktivitetet ndihmëse në transport, ambiente akomodimi, aktivitete për përgatitjen e shujtave dhe servimin e ushqimit, aktivitete filmike, aktivitete  programe video dhe televizive, transmetime programesh, telekomunikacion, aktivitetet e shërbimit të informacionit (hosting, përpunimi i të dhënave, portalet e internetit etj), shfaqja e filmave, aktivitete fotografike, aktivitete veterinare, marrja dhe dhënie me qira e mjeteve motorike, aktivitetet e shërbimeve private të mbrojtjes me ndihmën e sistemeve të sigurisë, por edhe aktivitetet e qendrave të thirrjeve.  Aktivitetet e përgjithshme të administratës publike renditen gjithashtu si thelbësore, vetëm për çështjet urgjente që kanë të bëjnë me mbajtjen e seancave, inspektimeve dhe të cilat çështje janë me rëndësi jetike për interesin shtetëror dhe publik, punë për mbrojtjen, aktivitetet gjyqësore, punët për rendin dhe sigurinë publike, veprimtaritë e shërbimit zjarrfikës, aktivitetet për kujdesin shëndetësor, aktivitetet e mbrojtjes sociale me akomodim, veprimtari krijuese, artistike dhe argëtuese, aktivitete muzeale, aktivitete të kopshteve zoologjike dhe rezervateve natyrore, aktivitete sportive, argëtuese dhe rekreative, funerale dhe aktivitete të ngjashme, shërbimi doganor në pikat kufitare, aktivitetet që kanë karakter të veprimtarive ndihmëse, ose aktivitete ndihmëse për funksionimin normal të veprimtarive të përmendura në këtë paragraf, në bazë të një marrëveshjeje të lidhur me punëdhënësin nga veprimtaritë e përmendura në këtë paragraf, si dhe punët nga veprimtaritë e tjera që nuk mbulohen nga ky paragraf, të cilat kanë karakter të veprimtarive ndihmëse  për kryerjen pa probleme të veprimtarisë bazë të punëdhënësit.

Sipas  ligjit, 2 për qind e fitimit të realizuar në qendrat tregtare një vit më parë për funksionimin e të dielave dhe festave do të dedikohet për ndërtimin e kopshteve të reja.

Ndryshe, punëdhënësit që shkelin ligjin do të përballen me ndalim pune 15 ditore dhe akuza për kundërvajtje. Nëse punëdhënësi përsërit të njëjtën vepër brenda një viti, ndalimi i punës do të jetë 30 ditë. Gjatë periudhave të ndalimit të punës, punëdhënësi do të jetë i detyruar t’u paguajë punëtorëve kompensim në shumën e pagës së paguar në muajin paraardhës dhe nuk duhet të zvogëlojë numrin e të punësuarve.

In : Aktuale

Loading...
loading...