Qeveria planifikon ta mbyllë pjesën legjislative të Marrëveshjes kornizë dhe që sot në mbledhje të Qeverisë të kalojë Ligji për gjuhët, deklaroi zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani pas takimit të sotëm me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Osmani për këtë e informoi dhe kërkoi mbështetje nga presidenti Ivanov. Për ligjin e ri për gjuhët, ai pret mbështetje edhe nga VMRO-DPMNE opozitare, em çka, sipas tij, do të arrihej konsensus politik dhe ndërinstitucional rreth kësaj çështje. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, siç konfirmoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të prezantohet Informata për implementimin e Marrëveshjes kornizë.
