Lista e Vjosa Osmanit me pesë deputetë, pritet të arrihet mandati i gjashtë

Lista e Vjosa Osmanit me të cilën garoi bashkë me Vetëvendosjen në zgjedhjet e fundit, ka arritur të marrë pesë ulëse në Kuvend. Rrjedhimisht, Osmani edhe pse garoi bashkë me Vetëvendosjesn, në Kuvend mund të themelojë grup të ri parlamentar.

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se “Lista Guxo” e Vjosa Osmanit ka marrë pesë deputetë tashmë, por ka shumë mundësi që kjo listë t’i bëjë gjashtë mandate.

Kandidatët nga Lista Guxo që arritën të marrin votat për t’u bërë deputetë janë: Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli dhe Doarsa Kica. Ndërsa Leonora Sfarça mund të jetë deputetja e radhës, e gjashta, në Kuvend nga lista e Osmanit.LAJME TË NGJASHMEShk 18, 2021StrugaLajmStrugaLajm

Ditë më parë, Peci paralajmëroi mundësinë e krijimit të grupit parlamentar nëse ka pajtueshmëri të dyanshme për këtë gjë.StrugaLajm

“Nëse në ecje e sipër ka pajtueshmëri të dyanshme, se do të ishte në interes të palëve, nuk shoh diçka të keqe edhe nëse vjen te themelimi i një grupi të ri parlamentar. Por nuk ka qenë asnjëherë preokupim i yni se sa deputetë do të fitojë lista jonë”, pati thënë Peci.

Osmani mori më shumë se 200 mijë vota në këto zgjedhje, vota të cilat e bëjnë Osmanin një ndër politikanët më të votuar në Kosovë, ndoshta edhe më të votuarën në histori.

In : Aktuale

Loading...
loading...