Liverpool me Realin e Madridin në finalen e Champions
Liverpool-Real Madrid do të jetë finalja e këtij sezoni në UEFA Champions League.
Anglezët nuk i lanë vend suprizave dhe pas fitores në takimin e parë në “Anfield” me shifrat 5 me 2, humbën me shifrat 4-2 në “Olimpico” nga Roma, por që i shërbeu që të kalonte në finalen e madhe të kompeticionit, pasi kaloi tutje me rezultatin e përgjithshëm 7-6.
Një takim tepër i bukur dhe mjaft i luftuar ai i luajtur në “Olimpico” me vendasit që të karikuar nga publiku i tyre i zjarrtë, tentonin të bënin surprizën, pikërisht atë që bënë vetëm një fazë më parë, duke eliminuar me shifrat 4-4 Barcelonën.
Ashtu siç pritej, verdhekuqtë e nisën që në sekondat e para sulmin drejt portës së Karius dhe vetëm 40 sekonda i mjaftuar Dzeko për të trembur tifozët anglez. Boshnjaku kërceu më lart se Van Dijk, por me kokë nuk shenjëstroi portën.
Nga porta e “The Reds” tek porta e Allison. Në të parën dalje përpara, djemtë e drejtuar nga Jurgen Kloop tundën rrjetën, me Sadio Mane që lëshoi një të majtë të hidhur në zonën e vogël të portierit Allison, që nuk kishte çfarë të bënte.
Reagimi i Romës nuk vonoi, që në minutën e 15-të, ishte dhe me pak fat, pasi Lovren në tentativën për të larguar topin nga zona e tij, e përplasi sferën në fytyrën e Milner, që për fatin e tij të keq e devijoi në rrjetë.
Por Liverpool nuk u pajtua me këtë rezultat dhe tentoi të gjej golin e avantazhit, i cili erdhi në minutën e 26-të. Ishte mesfushori hollandez, Giorgio Ëijnaldum që duke përfituar nga hapësira e lënë bosh në zemrën e mbrojtjes italiane, goditi me kokë në formë parabële për të kaluar për të dytën herë në avantazh Liverpool-n.
Në pjesën e dytë, Roma tentoi të surprizoi anglezët, por golat e Dzeko në minutën e 52-të dhe Naingolan dy minuta nga fundi dhe në minutën e 3-të shtesë, ku u tregua i saktë nga 11 metërshi nuk mjaftuan për të qënë ata në finale që këtë vit dhe të zhvillohet me datën 26 maj në Kiev.