Loja me lojërat e fatit, 500 metra apo 3 km larg?

 Ende po pritet që Ministria e Financave në Regjistrin Elektronik të publikojë ndryshimet dhe plotësimet për ligjin për lojërat e fatit. Se kur do të publikohet ende nuk dihet, por jozyrtarisht nga atje na thanë se ende po përpilojnë tekstin. Por nga paralajmërimi në ENER Ministria tashmë ka bërë të ditur se distanca e objekteve të lojërave të fatit nga shkollat nuk do të jetë më shumë se gjysmë kilometri.

“Me qëllim mbrojtjen e të rinjve nga veset e këqija për moshën e tyre, propozohet që objektet, pra pikat e pagesës ku organizohen lojërat e fatit, të jenë 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme dhe institucioneve të arsimit të lartë deri tek të cilat shkohet në rrugën më shkurtër”, thonë nga Ministria e Financave.

Pikërisht lokacioni i kazinove dhe bastoreve është pika më e nxehtë e debatit. Ky paralajmërim nuk i ka kënaqur as ata që kundërshtojnë lojërat e fatit, e as ata që jetojnë me këtë punë. Xhemal Abdiu nga Lëvizja Antibixhoz e sheh këtë propozim si të dëmshëm për qytetarin. Dikur kërkonin që distanca të jetë 3 kilometra larg vendbanimeve, ndërsa tani kërkojnë mbyllje të këtyre objekteve deri në sjelljen e një ligji të mirëfilltë.

“Për fatin tonë të keq edhe tani ekziston ligj i cili bastoret dhe kazinotë thotë të jenë larg objekteve arsimore 100 deri 150 metra, çfarë ndodh në të vërtet, ato bastore e kazino i kemi në vetë oborret e objekteve arsimore. Fati tjetër i keq është që tani nuk flasim për distancë, distanca është shumë e vogël, por e keqja më e madhe është edhe zbrazëtia, pasi në këtë propozim ligj nuk janë objektet fetare dhe qendrat  e qyteteve”, deklaroi Xhemal Abdiu – Lëvizja Anti-bixhoz.LAJME TË NGJASHMEShk 1, 2021

Asociacioni i Bastoreve ka qëndrim tjetër. Nga atje kanë paralajmëruar se distanca prej 500 metrash do të mbyllte pjesën më të madhe të objekteve të tyre.

“Sipas analizave që kemi bërë, kjo nënkupton mbyllje e 98% e pikave të pagesës, respektivisht mbyllje e gjithë industrisë. Kjo rrezikon drejtpërdrejt ekzistencën e pothuajse 8.000 familjeve, pra 8.000 të punësuarve në industrinë e lojërave të fatit të cilët do të humbin punën e tyre brenda natës”, theksoi Vasko Ilievski – Kryetar i Asociacionit i basteve sportive.StrugaLajm

E deri sa pritet që Ministria e Financave ta përpilojë draft ligjin e ndryshuar, opozita shqiptare tashmë ka paralajmëruar se do të propozojë ligj të vetin.

“Pritëm që të shohim çfarë është oferta dhe tani e shohim që është me tepër zëvendësim i emërimeve konform ndryshimeve kushtetuese, kështu që tani ne vazhdojmë procesin e propozim ligjit për lojërat e fatit dhe besojmë se në momentin që do të vijë si i tillë do ua japim edhe mediave dhe do e dorëzojmë në Kuvend”, potencoi Skender Rexhepi – koordinator i grupit parlamentar ASH-AAA.

Rexhepi tregon se edhe brenda koalicionit ASh-Alternativa pjesa më e ndjeshme e debatit është distanca se ku dhe sa larg duhet të jenë objektet e lojërave të fatit nga zonat e banuara, ndërsa se çfarë do të vendoset mbetet për tu parë më tej.

In : Aktuale

Loading...
loading...