Lojtari më i shtrenjtë i Kombëtares së Zvicrës është shqiptar

Granit Xhaka është futbollist më i shtrenjtë në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll. Ai kushton 38 milionë franga, ndërsa Xherdan Shaqiri pozicionohet në vendin e katërt, me 18 milionë franga. Kështu bën me dije “albinfo.ch”, që e vazhdon shtjellimin e vet në këtë drejtim: “Remo kush? Kështu pyesnin tifozët zviceranë në verën e vitit 2016, derisa dhjetë muaj më vonë ai ka kaluar tek Atalanta për 1.5 milionë franga zvicerane. Remo Freuler ndihmoi skuadrën e Atalantës drejt suksesit historik, derisa vlera e tij është 5.8 milionë franga.

Por, cilët janë dhjetë futbollistët më të shtrenjtë të Zvicrës? Në këtë listë janë dhjetë emra, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë. Duke shikuar vlerën e tyre sipas “Transfermarkt.ch”, në vendin e parë është mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i vlefshëm 38 milionë franga zvicerane, kurse në vendin e katërt është Xherdan Shaqiri, i cili kushton 16 milionë franga. Xhaka kaloi nga Borussia Moenchengladbach tek Arsenali për rreth 45 milionë euro, kurse Shaqiri nga Interi te Stoke për 17 milionë euro. Në vendin e dytë është Breel Emoboli i Schalke 04, me 21 milionë franga, ndërsa Ricardo Rodriguez i treti, me 18 milionë franga. Në këtë listë mungon Valon Behrami.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...