Lopa pushton fushën dhe ndërpret lojën

Pushtim i fushës gjatë një ndeshje futbolli në Bullgari. Deri këtu duket diçka që shpesh verifikohet të ndodhë në të gjithë stadiumet, por e veçanta qëndron në faktin që në terrenin e lojës nuk depërtoi një spektator çfarëdo, por një lopë. Ndeshja në nivele amatoreske u ndërpre nga arbitri, i detyruar të presë që kafsha të kalonte përmes fushës.Vetëm pasi lopa përshkroi mes për mes fushën e lojës, arbitri bëri shenjë për rifillimin e lojës. Natyrisht që ecja e ngadaltë e lopës bëri që të harxhohet shumë kohë, duke bërë që edhe ndeshja të ndërpritet për disa minuta, të paktën deri kur kafsha braktisi plotësisht kufizimet e fushës së lojës.

In : Aktuale

Loading...
loading...