LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
AktualeSport

Loris Roci – Talenti nga Veleshta që po shkëlqen në futbollin spanjoll (Foto)

Një tjetër emër shqiptar po ngjitet fuqishëm në skenën ndërkombëtare të futbollit: Loris Roci, vetëm 10 vjeç, nga fshati Veleshtë i Strugës, po dëshmon se ëndrrat e mëdha nisin herët. I lindur më 12 janar 2015, ai është pjesë e ekipit U10 të Barcelona Academy, një ndër akademitë më prestigjioze në Spanjë.

Loris jeton me familjen e tij në Zvicër, në një familje të devotshme mërgimtare. Ai është djali i biznesmenit të njohur Agim Roçi, nga Veleshta, i cili prej vitesh vepron me shumë sukses në Zvicër në fushën e makinave, si shitës i autorizuar i markës Volkswagen për shtetin alpin.

Loris pritet të marrë pjesë në Barcelona World Cup 2025, që do të zhvillohet në Barcelonë, një turne i rëndësishëm ku zbulohen dhe vëzhgohen talentet e së ardhmes. Me performancën e tij të spikatur, nuk përjashtohet mundësia që ai të bëjë hapin drejt akademisë legjendare La Masia, djepi i yjeve si Messi, Xavi dhe Iniesta.

Pavarësisht moshës së re, Loris ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve që janë të interesuara për ta pasur në radhët e tyre. Ajo që e veçon është përkushtimi, disiplina dhe pasioni për lojën – vlera që janë thelbësore për rrugëtimin drejt një karriere profesionale në futboll.

“Ëndërra ime është të luaj një ditë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe për FC Barcelonën”, shprehet Loris. Një dëshirë që, me punën dhe mbështetjen e duhur, mund të shndërrohet në realitet.

Rruga drejt yjeve është e vështirë, por Struga dhe mbarë shqiptarët kanë arsye për të qenë krenarë. Në fushat e Spanjës po rritet një tjetër talent i jashtëzakonshëm: Loris Roci.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button