LR-PDSH i kundërpërgjigjet Besës:Pobratimat e ri me aksione të përbashkëta

Pobratimat e ri me aksione të përbashkëta

Ata që për 4 vite radhazi i vodhën dhe helmuan qytetarët e Strugës, tani edhe prej opozite bashkë me një partner të ri, po bejnë lojëra të vjetra. Përparimi dhe ndryshimi që iu bë Strugës gjatë këtyre 4 viteve të fundit, deri tash iu ka penguar veç dy subjekteve politike. VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes Besa. E para bëri çka mos për të bllokuar nga gjitha anët progresin që shënoi administrata e re e komunës, ndërsa e dyta shpifi dhe akuzoi tërë kohës në media e nëpër çajtore. Sot kur të dyja janë në opozitë, kanë filluar ti bashkërendojnë aktivitetet. Kur të gjithë dyshojnë se zjarri në deponinë e qytetit vjen qëllimshëm nga persona të afërt me VMRO-në, çuditërisht kjo lëvizja shqiptare Besa, që aq shumë po shtiret si anti-VMRO , del dhe proteston krah për krahu me VMRO-vcat e Strugës, pobratimat e ri. Për ato që nuk besojnë mund ti shohin fotografitë e protestave, ku mes anëtarëve të VMRO-së, të qeshur rrinin ca fytyra shqiptarësh të Besës. Madje qesheshin edhe kur e shihnin defilenë e organizatorëve të protestës, të veshur me bluze me mbishkrimin “SLOBODA ILI SMRT” (Liri a vdekje), moto e grupit terrorist që më 27 Prill sulmuan Ziadin Selën dhe deputetët tjerë në Parlamentin e Maqedonisë. Juve protestuat dhe degjuat fjalimet e sulmuesve të Ziadin Selës dhe nuk patët as guximin të merrni mikrofonin dhe të flisni një fjalë shqipe në atë protestë edhe ashtu të dështuar. Shqiptarët e Strugës e dinë se kush e djeg e kush e qan deponinë. Prandaj dhe nuk protestuan krah për krahu me VMRO-në dhe huliganët e saj.StrugaLajm

Lëvizja për Reforma PDSH
Dega – StrugëStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...