LSDM: Ivanov do të pranojë letër nga Xhaferi për ta dhënë mandatin për qeveri

LSDM sot kumtoi se presidenti Gjorge Ivanov do të pranojë letër nga kryetari i zgjedhur legjitim i Kuvendit, Talat Xhaferi, të veprojë sipas obligimeve kushtetuese dhe ta japë mandatin për formim të qeverisë.

Sipas LSDM-së, Ivanov nuk mund të zvarritë me arsyetime të pamatura dhe duhet ta përmbushë obligimin kushtetues dhe ta ndajë mandatin për formim të qeverisë.

“Kuvendi u kompletua, ka shumicë të deklaruar parlamentare, ka kryetar të ri legjitim të Kuvendit i cili i dërgon letër Ivanovit dhe do ta informojë se janë përmbushur kushtet për ndarje të mandatit kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev”, thuhet në kumtesë.StrugaLajmStrugaLajm

Zaev, siç informon LSDM, do ta riafirmojë programin e qeverisë së re që është shpallur publikisht, edhe para Ivanovit edhe para opinionit vendor dhe ndërkombëtar me çka, theksojnë, do të dëshmohet se ajo është garantuese e fuqishme e uinitaritetit dhe tërësisë së Maqedonisë dhe do të mënjanohen të gjitha dyshimet rreth gjoja ridefinimeve të shtetit.StrugaLajm

LSDM thekson se proceset demorkatike duhet të vazhdojnë në drejtim të përbërjes së qeverisë së re në[ pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. “Formimi i institucioneve para së gjitha të qeverisë së re dhe fillimi i reformave të domosdoshme në të gjitha sferat janë interes kulmor shtetëror i Maqedonisë e cila gjatë kohë ishte e bllokuar për shkak të frikës së idnidvidëve nga përballja me përgjegjësinë personale”, kumtoi LSDM.

In : Aktuale

Loading...
loading...