BLENDI PETROL
Aktuale

LSDM pro një njësie zgjedhore, BDI kundër

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), pajtohet me ndryshimin e modelit zgjedhor- respektivisht sjellje të një njësie zgjedhore, në vend të gjashtë njësive te deritanishme dhe listave të hapura. Në BDI përkrahin lista të hapura por vlerësojnë se duhet të jenë gjashtë njësi zgjedhore.

Pozita dhe opozita kanë dhënë afat prej gjashtë muajsh të merren vesh për ndryshimet në Kodin zgjedhor. Kuvendi ditë më parë miratoi ndryshime të vogla që të mundësojë të formohet një KSHZ e përkohshme prej gjashtë muajsh.

Në ndërkohë, partitë duhet të merren vesh për Kod zgjedhor i cili duhet të miratohet kah fundi i vjeshtës. Çështjet për të cilat duhet të bisedohet për sjellje të një njësie zgjedhore eventuale në vend të gjashtëve, a do të ketë në rast të tillë koncensuz, a do të sillen liste të hapura dhe a do të mbetet vendimi i njëjtë që kryeministri të jep dorëheqje 100 ditë para zgjedhjeve, ndërsa opozita të merr disa ministra dhe zëvendës ministra kyç.

LSDM pajtohet për ndryshim të përgjithshëm për modelin zgjedhor, përkatësisht një njësi zgjedhore në vend të gjashtë dhe për lista të hapura në të cilat qytetarët nuk do të votojnë vetëm për parti por edhe për kandidat. Nga VMRO-DPMNE-ja ende nuk kanë qëndrim partiak. BDI është kundër propozimit për një njësi zgjedhore, sepse, siç thonë, modeli proporcional i tanishëm me gjashtë njësi zgjedhore është treguar i suksesshëm. Por, sërish pajtohen me listat e hapura.

Deputeti i LSDM-së, Tomisllat Tuntev, thotë se pajtohen me profesionalizimin e tërësishëm të KSHZ-së, rritjen e shumës së financimit shtetëror të partive politike dhe zvogëlimin e mundësisë për financimin e personave privat, si dhe zvogëlimin e reklamimit politik. Në lidhje me modelin zgjedhor, duan një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Tuntev thotë se në këtë mënyrë do të arrihet deri në kandidat më kualitativ.

“Në vend që kandidatët të shtyhen nëpër elita partiake se kush do të jetë në listë, kështu partitë politike do të luftojnë të kenë kandidat kualitativ nëpër listat e tyre”, thotë Tuntev.

Ai nënvizon se “afatet e Përzhinos” për kryeministër dhe ministra mbeten në fuqi derisa të merren vesh për diçka më ndryshe.

Nga VMRO-ja, thonë se ende nuk kanë qëndrim partiak në lidhje me ndryshimet në Kodin zgjedhor.

Artan Grubi nga BDI-ja, thotë se janë kundër një njësie zgjedhore, modeli proporcional i tanishëm me gjashtë njësi zgjedhore është treguar i suksesshëm duke shtuar se janë partia e parë që kanë përkrahur lista të hapura. Grubi gjithashtu vlerëson se kryeministri nuk duhet të jep dorëheqje para zgjedhjeve siç ishin marr vesh në Përzhinës para zgjedhjeve të vitit 2016.

“Vlerësoj se duhet një përmbajtje reale për ndonjë vendim tjetër, pasi nuk u tregua si efikase, por përkundrazi, e komplikoi gjithë procesin. Gjithsesi, këtu duhet gjendet zgjidhje koncenzule midis partive, që të del një proces zgjedhor i pranueshëm për gjitha anët”, thotë Grubi.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button