BLENDI PETROL
Aktuale

Luftë e vërtetë: Shkupjani ka sulmuar policinë me armë zjarri, policia është përgjigjur me armë dhe me bomba

Mbrëmë në ora 21 policia ka zhvilluar luftë të vërtetë me shkupjanin me iniciale D.J. Gjithçka ka filluar pasi në një market në rrugën “Pitu Guli” në Manastir, një person i panjohur nën kërcënim me armë ka kryer plaçkitje ndaj një vajze 21 vjeçare me iniciale I.S. e cila ka punuar në këtë market. Me këtë rast ai ka plaçkitur 23.650 denarë dhe tre celularë dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin, policia ka siguruar informata se autor i mundshëm është D.S. 32 vjeçar nga Shkupi, me qëndrim të përkohshëm në Manastir. Pasi që ka siguruar leje nga gjykatësi, policia është nisur në shtëpinë ku ka qëndruar D.J. ai ka vërejtur forcat policore dhe disa herë ka gjuajtur me revole në drejtim të tyre, kurse policët i janë përgjigjur zjarrit, shkruan Gazeta Lajm. Policët disa herë kanë kërkuar nga D.J që të dorëzohet por ai është përgjigjur me të shtëna. Për këtë arsye policia ka përdorur “shok bomba”. D.J. është detyruar të dalë nga shtëpia dhe me revole sërish ka filluar të gjuajë ndaj policisë, kurse policët sërish i janë përgjigjur me zjarr.
Me veturë të Ndihmës së shpejtë D.J. është transferuar në Klinikën e Manastirit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button