Aktuale
“Luftë”me qentë në Manastir – arrestohen katër persona nga Maqedonia, Greqia dhe Kosova

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave – një shtetasi grek, një shtetasi kosovar dhe dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut – për veprën penale “vrasje dhe torturim të kafshëve”, sipas nenit 233 të Kodit Penal.
Sipas aktakuzës, më 1 nëntor, në fshatin Cërneec pranë Strezhovës, të dyshuarit kanë organizuar dhe zhvilluar një luftë të qenve të racave “pit bull” dhe “american stafford”, me qëllim përfitimi financiar. Kafshët janë keqtrajtuar rëndë dhe janë ekspozuar ndaj dhunës së panevojshme, duke u përdorur në duele brutale deri në vdekje.

































