Lukarevska: Kompanitë çka japin donacion në sport do të kenë ulje të tatimit

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Lukarevska dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Naumçe Mojsovski, u bënë thirrje kompanive që këtë vit t’i mbështesin subjektet sportive përmes realizimit të vauçerëve sportiv. Në këmbim ata do të marrin ulje të tatimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Investimi në sport me qëllim të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e secilit sportist është përkushtimi dhe angazhimi ynë i përbashkët. DAP në bashkëpunim me ARS në tre vitet e fundit ofron mbështetje për klube, federata dhe sportistë individualë për të arritur sukses dhe rezultate të mira. Interesi është i madh, masa pranohet gjithnjë e më shumë. Në bazë të vauçerit të dhënë nga ARS për kompaninë që japin donacion në sport do t’i ulet tatimi i fitimit”, tha Lukarevska në konferencën e sotme për media.

Ajo njoftoi se në vitin 2019, 640 kompani kanë dhuruar mbi 493 milionë denarë për 377 subjekte sportive. Në vitin 2020, 686 kompani kanë realizuar vauçer mbi 547 milionë denarë për 626 subjekte sportive.

Vitin e kaluar 601 kompani shpërndanë mbi 400 milionë denarë për 689 subjekte sportive në bazë të vauçerëve sportiv.StrugaLajm

Kompanitë që kanë dhuruar janë nga industri të ndryshme, ndërsa procedura e dhurimit është e paraparë me rregullore dhe bëhet tërësisht në mënyrë elektronike përmes sistemit e-tatimeve të DAP-it.

In : Aktuale

Loading...
loading...