Aktuale
Luksemburgu ka pagën minimale 2.637 euro! Bullgaria në fund të BE-së me 550 euro

Luksemburgu ka pagën minimale më të lartë në Bashkimin Evropian, me 2.637 euro, ndërsa në fund të kësaj liste është Bullgaria, me pagën më të ulët prej 550 eurosh.
Sipas Euronews, vetëm gjashtë vende të BE-së kanë pagë minimale më të lartë se 1.500 euro.
Përveç Luksemburgut, në këtë kategori hyjnë:
- Irlanda – 2.281 euro
- Holanda – 2.193 euro
- Gjermania – 2.161 euro
- Belgjika – 2.070 euro
- Franca – 1.801 euro
Në anën tjetër, dhjetë vende të BE-së kanë pagë minimale më të ulët se 1.000 euro. Përveç Bullgarisë, këto vende janë:
- Kroacia – 970 euro
- Greqia – 968 euro
- Malta – 961 euro
- Estonia – 886 euro
- Çekia – 825 euro
- Sllovakia – 816 euro
- Rumania – 814 euro
- Letonia – 740 euro
- Hungaria – 706 euro
Krahasuar me vitin 2015, rritjen më të madhe të pagës minimale e kanë shënuar Rumania, Lituania, Bullgaria dhe Polonia, edhe pse dy vendet ballkanike ende mbeten pranë fundit të listës.
Vlen të përmendet se pesë vende evropiane nuk kanë një pagë minimale të përcaktuar me ligj: Italia, Suedia, Danimarka, Austria dhe Finlanda.