Luljeta Ademi nga Struga zgjidhet këshilltare e presidentit Stevo Pendaroski

Strugalajm.com mëson se edhe një kuader nga Struga do të jetë pjesë e kabinetit të Presidentit Stevo Pendaroski.Këshilltare në kabinetin e presidentit për marrëdhënie me personat me aftësi të kufizuara do të jetë Luljeta Ademi nga Struga informohet Strugalajm.com . Sekretar Gjeneral do të jetë tanimë ish zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Profesori i fakultetit juridik, Aleksandar Spasovski emërohet për këshilltar politik.

Po nga të njëjtat burime gjithashtu bëhet e ditur se Blerim Kollari është emëruar për këshilltar sigurie, i cili në kabinetin e Pendarovskit vjen pas 12 viteve përvojë pune në Misionin e NATO-s në Shkup.

Goce Karajanov, këshilltar për politikë të jashtme. Goce Karajanov është djali i Stojan Karajanov, ish ambasador i Maqedonisë në Shqipëri dhe Kosovë. Biljana Radeva, këshilltare për marrëdhënie me publikun. Radeva nga viti 2011 punonte në Ambasadën e Britanisë në Shkup si udhëheqëse e shërbimit për komunikim dhe diplomati digjitale.

Pendarovski në kabinetin e tij ka angazhuar edhe disa bashkëpunëtor të jashtëm: ish diplomati, Denko Maleski; ish gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, Mirjana Lazarova-Trajkovska; profesoresha e UEJL-it Besa Arifi si dhe ish ministrin Aleksandar Dimitrov dhe ambasadorin në pension, Aleksandar Tavçiovski.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...