Lulzim Nasufi atakon Jeton Shaqirin:Ku janë librat-Dil nga komoditeti bo ndonjë punë!

ARSIM I PARTIZUAR – PERSPEKTIVË E CUNGUAR…!

Për mbi tridhjetë vite tranzicion dhe akoma shtet hibrid, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të RMV, janë ndërruar 19 ministra dhe mund të paramendoni suksesin, nëse e krahasojmë me një firmë apo kompani që në tridhjetë vite të funksionit të saj, sikur ti ndërrohen 19 herë drejtorët apo menaxherët, do të thoshte një ish politikan vendi.

Por arritëm edhe më keq, me situatën në arsimin fillor dhe të mesëm me ministër Arsimi dhe Shkence z. Jeton Shaqiri nga Struga, të mbarojmë me gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2022 / 2023, dhe nxënësit akoma të mos kenë, gjënë elementare – librat, e drejtë e garantuar me ligj.StrugaLajmStrugaLajm

Është fakt i pa mohueshem, se e ardhmja e një kombi dhe shoqërisë në tërësi fillon nga bankat dhe karriket e shkollës. Por për shkak të sjelljes tonë me ndërhyrje politike dhe partiake me principe të “Haxhi Qamilit” – edhe në arsim dhe shkencë, të kombinuar edhe me rezultatet e vakta të dijes për shkak edhe të mos angazhimit të kompetenteve, mos na vijë habi kur në ranglistën e Shangajit për Universitete, nga 5000 Universitete në të gjithë botën, të mbajmë këto vende:StrugaLajm

  1. Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij” – Shkup – vendi i 1954,
  2. Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip, i themeluar nga Gruevski, – vendi 3711,
  3. Universiteti Europes Jug Lindore – Shtulit në Tetovë, – vendi 4547, dhe
  4. Universiteti Shtetëror i Tetovës, në Tetovë, – vendi i 4610.
    Universitetet e tjera private në vend janë edhe më keq se vendi 4610, kurse Universitetet e Rajonit mund të thuhet se janë pak më mirë, kështu Universiteti i Ljubljanës – 332, Universiteti i Beogradit – 447, Universiteti i Zagrebit – 571, Universiteti i Prishtinës – 3027 dhe Universiteti i Tiranës – 3784.

Atëherë, pyetja kryesore është pse jemi kaq keq?

Pra z. Ministër, dil nga komoditeti i pozicionit politik, përvesh mëngët, ndrysho situatën, dhe të paktën që mund edhe ta bëni, siguroni librat për nxënësit.

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë.

ndryshim

stoppartizimit

ndërgjegjësim

In : Aktuale

Loading...
loading...